LAJMI I FUNDIT:

Avokati Gashi dhe familja kërkojnë nga Prokuroria kopjen e raportit të ekspertizës për rastin Dehari

Avokati Gashi dhe familja kërkojnë nga Prokuroria kopjen e raportit të ekspertizës për rastin Dehari

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala ka bërë të ditur sot gjatë një konference për media, se kanë marrë nga Instituti zviceran ekspertizën për rastin e Astrit Deharit.

Shala bëri të ditur se ende nuk dihet përmbajtja e saj.

“Sot kemi pranuar raportin përfundimtar të ekspertizës së rastit të Astrit Deharit nga Instituti në Lozanë të Zvicrës. Nuk e dimë çka ka përbrenda, sot është dorëzuar në Prokurorinë e Shtetit. Ne këtë do t’ia dorëzojmë prokurorit të rastit që do ta hapë dhe do të dorëzohet për përkthim”, ka thënë Shala.


Prokuroria pranon nga Zvicra raportin e ekspertizës për vdekjen e Astrit Deharit
Lexo po ashtu Prokuroria pranon nga Zvicra raportin e ekspertizës për vdekjen e Astrit Deharit

Por, pavarësisht kësaj, Tomë Gashi avokati i familjes Dehari u është drejtuar përmes një shkrese kryeprokurorit të shtetit dhe Prokurorisë në Prizren.

Dorëzimin e kësaj kërkese në Prokurorinë e Shtetit dhe Prokurorinë në Prizren, e ka konfirmuar për Telegrafin vetë avokati Gashi.

“Po e kam dorëzuar sot”, ka thënë shkurt Gashi.

Gashi ka kërkuar nga kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, një kopje të këtij raporti në gjuhën në të cilën është përpiluar.

Të njëjtën kërkesë Gashi ia ka përcjellë edhe kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala dhe prokurorit të rastit Metush Biraj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Kalo në kategori