LAJMI I FUNDIT:

Letrën në të cilën Trump i tha “Mos u bëj budalla!”, Erdogani e hodhi në “koshin për mbeturina”

Letrën në të cilën Trump i tha “Mos u bëj budalla!”, Erdogani e hodhi në “koshin për mbeturina”

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e vendosi letrën e presidentit amerikan Donald Trump “në koshin për mbeturina”, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Po sipas këtij mediumi, në letrën e datës 9 tetor, dërguar pasi trupat amerikane u tërhoqën nga Siria, zoti Trump i tha Z. Erdogan: “… Mos u bëj budalla!”

Dhe burime presidenciale turke i kanë thënë BBC Turke se letra ishte “refuzuar plotësisht” nga zoti Erdogan, përcjell Telegrafi.


Në ditën kur u mor letra, Turqia nisi një ofensivë ndërkufitare kundër forcave të drejtuara nga kurdët.

Fillimisht menduan se ishte false: Vijnë reagimet e para ndaj letrës ku Trump i thotë Erdoganit “Mos u bëj budalla!”
Lexo po ashtu Fillimisht menduan se ishte false: Vijnë reagimet e para ndaj letrës ku Trump i thotë Erdoganit “Mos u bëj budalla!”

“Le të punojmë për një marrëveshje të mirë! Ju nuk dëshironi të jeni përgjegjës për masakrimin e mijëra njerëzve, dhe unë nuk dua të jem përgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë turke – dhe unë do ta bëj”, i kishte shkruar Trump në letër.

Si përgjigje, burimet presidenciale turke thanë: “Presidenti Erdogan e pranoi letrën, e injoroi tërësisht dhe e futi në ‘kosh të mbeturinave'”.

Ndryshe rreth letrës së presidentit Trump ka pasur edhe reagime nga brenda dhe jashtë SHBA-së.

Mediumi amerikan për letrën e Trumpit, dërguar Erdoganit: Ishte aq e çuditshme, sa na u desh të kontaktonim Shtëpinë e Bardhë
Lexo po ashtu Mediumi amerikan për letrën e Trumpit, dërguar Erdoganit: Ishte aq e çuditshme, sa na u desh të kontaktonim Shtëpinë e Bardhë

Letra ka nxitur aq reagime sa që shpeshherë njerëzit kanë vënë në dyshim edhe vërtetësinë e saj.

Dhe njëra ndër to ka qenë rrjeti televiziv amerikan “MSNBC”, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu, një reagim kishte ardhur edhe nga David Gergen, i cili ishte këshilltar i disa presidentëve, tha se letra “kishte një cilësi adoleshente” për të cilën tha se kur e pa për herë të parë, ai supozoi se ishte e rreme.

Por përveç reagimeve nga brenda SHBA-së, një i tillë ka ardhur edhe nga vendi që mund të quhet rivali kryesor i SHBA-së, Rusia.

Trump i tha Erdoganit “Mos u bëj budalla!” – vjen reagimi edhe nga Rusia
Lexo po ashtu Trump i tha Erdoganit “Mos u bëj budalla!” – vjen reagimi edhe nga Rusia

Kremlini i Vladimir Putinit ka vënë në dyshim tonin e një letre të dërguar nga Presidenti amerikan Donald Trump drejtuar homologut të tij turk, Tayip Erdogan, të cilën e quante jashtëzakonisht të pazakontë për korrespodencë midis krerëve të shteteve.

“Ju nuk hasni shpesh një gjuhë të tillë në korrespodencë midis krerëve të shteteve. Është një letër shumë e pazakontë”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, para gazetarëve në një konferencë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit

Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit

Evropa
Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Evropa
U vlerësuan si

U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri

Evropa
Po udhëtonte nga Parisi në Boston, në aeroplanin e aviokompanisë Air France ndërron jetë një pasagjer

Po udhëtonte nga Parisi në Boston, në aeroplanin e aviokompanisë Air France ndërron jetë një pasagjer

Evropa
Zelensky me një ofertë të drejtpërdrejtë për Kim Jong Un pas kapjes së ushtarëve koreano-veriorë

Zelensky me një ofertë të drejtpërdrejtë për Kim Jong Un pas kapjes së ushtarëve koreano-veriorë

Botë
Operatorët ukrainas të dronëve eliminojnë 20 ushtarë rusë si dhe shkatërrojnë tankun e tyre T 80 – pamje nga aksioni

Operatorët ukrainas të dronëve eliminojnë 20 ushtarë rusë si dhe shkatërrojnë tankun e tyre T 80 – pamje nga aksioni

Evropa
Kalo në kategori