Këtë ushtrim çdo femër duhet ta dijë: Zbut dhembjet menstruale, lehtëson lindjen, forcon komblikun!
Bëjeni këtë ushtrim çdo të dytën ditë dhe nuk do të keni probleme me dhembjet e barkut dhe të shpinës
Ushtrimi “flutur” është shumë i dobishëm për shëndetin e femrës, transmeton Telegrafi.
Zhvillon nyjat e kofshëve, përmirëson qarkullimin e gjakut në organet e komblikut, forcon mitrën, zbut dhembjet gjatë menstruacioneve, sepse qetëson edhe organet e tjera, si edhe pjesën e poshtme të shpinës.
Veç kësaj, ky ushtrim i kontribuon aktivizimit të veshkave, sistemit gjenito-urinar dhe shërben për pengimin e radikulitisit, kileve dhe venave varikoze.
Rekomandohet edhe gjatë shtatzënisë, sepse forcon mitrën, fshikëzën dhe lehtëson rrjedhën e lindjes.
Qe se si bëhet ushtrimi “flutur”:
• Uluni në dysheme dhe kryqëzoni këmbët.
• Bashkoni shputat dhe thembrat, kapni me duar shputat dhe afroni sa më shumë që të jetë e mundshme mes këmbëve.
• Stomaku dhe gjoksi janë nxjerrë përpara.
• Shpina është e shtrënguar.
• Mjekra lehtë e lëshuar në drejtim të gjoksit.
• Supet janë të shtrira përpara, shpatullat të tërhequra.
• Bërrylat janë fort të shtrënguar në sipërfaqen e brendshme të kofshëve.
• Shtyni me bërryla anën e brendshme të kërdhokullave, derisa këmbët të lëshohen plotësisht deri në dysheme.
• Qëndroni në këtë pozicion prej 30 deri në 60 sekonda, merrni frymë njësoj.
• Çdo herë shtoni zgjatjen e këtij ushtrimi.
Kapni këmbët sa më fuqishëm dhe sa më shumë shtrëngoni, sepse vetëm ashtu mund t’i shtrini maksimalisht.
Provoni të mos e lakoni shpinën, nëse ju është e vështirë, ushtrimin bëjeni afër murit.
Nëse nuk mund t’i kapni shputat me dorë, përdorni rripin.
Qëllimi është t’i shtrini sa më shumë, ndërkaq në periudha të “pushimit” dridhuni dhe valëvitni me këmbë si flutura krahët. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse nuk duhet t’i thuash fëmijës ‘po’ për çdo gjë?
Urinimi në shtrat
Si të rrisni gjoksin me këto tri metoda natyrale
Vjellja te foshnjat si dhe fëmijët deri në moshën tre vjeçare
Çka ndodh kur narcisët bëhen prindër
Si të pastroni siç duhet qerpikët artificialë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit