LAJMI I FUNDIT:

Zaev-Sassoli: Secili vendim tjetër përveç bisedimeve do të jetë inkurajim për procese regresive në vend dhe në rajon

Zaev-Sassoli: Secili vendim tjetër përveç bisedimeve do të jetë inkurajim për procese regresive në vend dhe në rajon

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sonte në Bruksel u takua me kryetarin e Kuvendit Evropian, David Sassoli.

Në takim, siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, ku të pranishëm ishin zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, kryeministri Zaev falënderoi kryetarin Sassoli për përkrahjen e Kuvendit Evropian dhe eurodeputetëve, të cilët me shumicë të madhe pranuan rekomandimin e Komisionit Evropian që Maqedonia e Veriut të nisë bisedimet për anëtarësim në BE, njofton Telegrafi Maqedoni.


Kryeministri Zaev theksoi se ende është optimist se vendimi për nisjen e bisedimeve do të merret në samit gjatë ditës së nesërme.

Secili vendim tjetër, përveç nisjes së bisedimeve, si njohje për reformat e realizuara dhe dhe për vendimet politike serioze, do të jetë inkurajim për forcat regresive në vend dhe do të negativisht tek vendet tjera sa i përket proceseve eurointegruese.

Sassoli vërtetoi edhe njëherë miratimin koncensual të eurodeputetëve duke thënë se Maqedonia është sotrje e suksesshme për BE-në, posaçërisht për mënyrën se si u zgjodhën kontestet me Greqinë dhe Bullgarinë.

Sassoili tha se këto mesazhe ai do të përcjell në Kuvendin Evropian dhe do të kërkojë vendim pozitive për nisjen e bisedimeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua në Gjilan grabitet dhe dhunohet nga dy të panjohur, ajo ishte duke ecur rrugës me djalin e saj

Një grua në Gjilan grabitet dhe dhunohet nga dy të panjohur, ajo ishte duke ecur rrugës me djalin e saj

Kronika e Zezë
Rrebeshe shiu e breshëri sot në Kosovë

Rrebeshe shiu e breshëri sot në Kosovë

Lajme
Raporti zyrtar: KFOR-i e negocioi largimin e terroristëve nga Banjska

Raporti zyrtar: KFOR-i e negocioi largimin e terroristëve nga Banjska

Siguri
​Ligji për çmimet e barnave nuk gjen zbatim, qytetarët ankohen - MSH sqarohet

​Ligji për çmimet e barnave nuk gjen zbatim, qytetarët ankohen - MSH sqarohet

Shëndetësi
Pas takimit në Athinë, kryeministri Rama mbledh sot bashkatdhetarët në Milano

Pas takimit në Athinë, kryeministri Rama mbledh sot bashkatdhetarët në Milano

Lajme
Rrahje mes vëllezërve në Gjakovë, lëndohet nëna gjatë ndërhyrjes

Rrahje mes vëllezërve në Gjakovë, lëndohet nëna gjatë ndërhyrjes

Kronika e Zezë
Kalo në kategori