LAJMI I FUNDIT:

Legjislatura e shtatë e Kuvendit të Kosovës, më shumë se gjysma e deputetëve të rinj

Legjislatura e shtatë e Kuvendit të Kosovës, më shumë se gjysma e deputetëve të rinj

Në këtë mandat, Kuvendi i Kosovës do të përbëhet me mbi 50% deputetë të cilët nuk kanë qenë më parë pjesë e këtij institucioni. Ndërsa pothuajse secila parti ka gati gjysmën e deputetëve përfaqësues të rinj.

Legjislatura e shtatë Kuvendin e Kosovës do ta gjejë me pothuajse 50% si deputetë, të cilët nuk kanë qenë më parë pjesë e këtij institucioni.


Në listat e publikuara në rrjetet sociale sociale, të marra nga vëzhguesit e komisionerët, në Lëvizjen Vetëvendosje nga 31 deputetë sa janë në total, 16 prej tyre janë të rinj, si: Yllza Hoti, Arben Vitia, Mefail Bajqinovci, Haki Abazi, Fjolla Ujkani, Artan Arbrashi, Shpejtim Bulliqi, e të tjerë. Ndërsa përsëri do të jenë deputetë Albin Kurti, Glauk Konjufca, Rexhep Selimi, Xhelal Sveçla, etj.

E nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në listën e deputetëve që është publikuar në rrjetet sociale, janë deri në 10 deputetë të rinjë, si; Frashër Demaj, Shkëmbi Manaj, Marigona Geci, Ekrem Hyseni, Fetah Rudi, Besian Mustafa, Rrezarta Krasniqi etj. Ndërsa do të jenë pothuajse të gjithë ata që kanë qenë edhe në mandatin e kaluar.

Edhe në Partinë Demokratike të Kosovës, gati gjysma janë deputetë të cilët nuk kanë qenë në ulësen e të zgjedhurve të popullit. Në këtë listë, pos Kadri Veselit, Elmi Reçicës, Mergim Lushtakut, Memli Krasniqit, Enver Hoxhajt, Hajredin Kuçit, të cilët kanë qenë edhe më parë pjesë e Kuvendit, do të jenë edhe Uran Ismaili, Abelard Tahiri, të cilat ishin ministra në qeverinë e kaluar.

Si të deputetë të rinj do të jenë, Eliza Hoxha, Ariana Musliu-Shoshi, Gazmend Bytyqi, etj.

Ndërsa nga AAK e cila ka qenë në koalicion me PSD, në zgjedhjet e 6 tetorit janë 5 deputetë të rinjë që do e përfaqësojnë këtë subjekt në Kuvend, ndërsa me dorëheqjen e kryetarit të kësaj partie Ramush Haradinaj, mund të rritet numri i deputetëve të rinjë, varësisht se kush është në rradhë. Përfaqësuesit e rinj, janë:  Ali Berisha, Albena Reshitaj, Gazmend Syla, Arbër Tolaj e Burbuqe Bakia Deva.

PSD, nga e cila nuk kanë shkuar asnjëri nga 12 deputetët e legjislaturës së kaluar, ndoshta do të hyjë Natyra Kuçi, për të cilën është raportuar se ka konkurencë të brendshme me Donika Kadaj-Bujupin.

Kujtojmë se shumë deputetë të cilët kanë qenë historikisht pjesë e Kuvendit, pritet të mos jenë edhe në këtë legjislaturë. Duke përfshirë Xhavit Halitin si deputet që nga mandati i parë, pastaj Andin Hoti, Ahmet Isufi, Ismajl Kurteshi, Sami Kurteshi, Ismet Beqiri, etj./RTV Dukagjini/