LAJMI I FUNDIT:

Veseli takon Apostolovën, flasin për qëndrimet e PDK-së

Veseli takon Apostolovën, flasin për qëndrimet e PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim Shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, me të cilën kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe për qëndrimet e PDK-së.

Lideri i PDK-së, e informoi Apostolovën për qëndrimet e PDK-së si lidere e opozitës së ardhshme.

“Gjatë takimit me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Znj. Apostolova diskutuam për zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe sfidat që na presin. Theksuam se procesi ishte në përputhje më standardet më të larta të demokracisë duke dëshmuar një pjekuri të institucioneve tona. Partia Demokratike do të jetë një opozitë efikase dhe konstruktive që do të ketë në qendër të veprimtarisë të saj zërin e qytetarit dhe interesin e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook, pas këtij takimi./Telegrafi/