Në një kohë diskutimesh të shtuara rreth buxhetit të vitit 2020, ka rezultuar se borxhi publik i Italisë është rritur në vlera rekord, pothuajse duke arritur nivelin më të lartë ndonjëherë.
Borxhi i vendit ka arritur në vlerën e 138 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për tremujorin e dytë të vitit 2019, sipas përllogaritjeve bazuar tek të dhënat e bëra publike nga Banka e Italisë. Një vlerë e tillë është parë për herë të fundit në tremujorin e dytë të 2015, kur vlera rezultoi sa 138.8 për qind të saj, përcjell Telegrafi.
Së fundi, qeveria e Italisë po shqyrton buxhetin e ri, i cili pritet të paraqitet edhe në Komisionin Evropian. Administrata e kryeministrit Giuseppe Conte është zotuar për një qëndrim fiskal të butë edhe ekspansionist, i cili shmang rritjen e planifikuar më parë të taksave. Por kjo ka ndarë partitë e koalicionit, të cilat kanë dyshime se si do të financohen kostot.
Megjithatë, pavarësisht shumë përpjekjeve, politikëbërësit duket se nuk ia kanë dalë të mbajnë nën kontroll nivelin e borxhit. Normat më të ulëta të interesit, si një përpjekje e Bankës Qendrore Evropiane përsëri nuk kanë dhënë efekt dhe investitorët janë së fundi edhe më të shqetësuar rreth ekonomisë italiane. Shtuar këtu edhe faktin se qeveria duhet të negociojë buxhetin e ri me Bashkimin Evropian, në mënyrë që drafti të aprovohet.
Nga ana tjetër, situata në vend paraqitet edhe më serioze, pasi në një kohë të tillë krize, ekonomia italiane përballet me probleme edhe më të mëdha. Vetëm pak ditë më parë, instituti vendas i statistikave, ka bërë me dije se deri në fundin e vitit 2017, kohë kur datojnë edhe të fundit të dhëna zyrtare, ekonomia nëntokësore dhe e paligjshme e Italisë përbënte rreth 12.1 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Vetëm konsumi i drogës kapte një vlerë prej 15.7 miliardë eurosh ose gati 1 për qind të ekonomisë së tretë më të madhe të Eurozonës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten çmimet e shportës, Shahini: Po e dikton importi i lartë
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite