LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora sjell një koleksion të imazheve në bikini nga pushimet e saj në Greqi

Rita Ora sjell një koleksion të imazheve në bikini nga pushimet e saj në Greqi
Rita Ora (Foto: John Phillips/Getty Images)

Ajo shijoi disa ditë të mira pushimi në fund të verës pas performancave të shumta në vende të ndryshme anë e mbanë botës.

Dhe Rita Ora është kthyer prapa në kohë, teksa ka vendosur të ndajë një koleksion të fotografive të saj me bikini nga pushimet e saj të fundit në Kranidi, Greqi.


Krijuesja e hitit “Anywhere”, 28-vjeçe, dukej e mahnitshme në fotografitë e publikuara, derisa ka vënë në plan të parë figurën e saj trupore.

Rita Ora publikon foto nga pushimet e saj në Greqi (Foto: Instagram)

Këngëtarja shqiptare ka shfaqur linjat trupore në tetë fotografi e po ashtu në bikini të llojllojshme, gjë që bën të duket edhe më atraktive.

Të gjitha lajmet nga Rita Ora
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rita Ora

“Përse nuk i kam publikuar këto prej verës nuk e di. Jam në një fluturim 16 orësh prej Dubait në Los Anxheles dhe po shikoja fotot dhe thashë duhet t’i ndajë këto për t’i treguar sa e bukur është Aman Zoe në Greqi. Kalova një kohë shumë të mirë dhe jam shumë e bekuar për njerëzit që kam afër vetes. Asgjë më mirë se të bësh një pushim… Megjithatë nuk është aq e vërtetë, duhet të ndalem në Berlin të performoj në Lollapalooza”, ka shkruar ndër të tjerash 28-vjeçarja.

Ajo këto ditë qëndroi në Dubai bashkë me motrën e saj, Elenën, pasi kjo e fundit zgjodhi për të festuar ditëlindjen e 27-të në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Elena përndryshe njihet edhe si menaxherja e yllit shqiptar, e cila qëndron prapa çdo suksesi të Rita Orës. /Telegrafi/