Policia e Kosovës, konkretisht njësitet policore të stacioneve të Prishtinës, kanë ndërmarrë sot një aksion për lirimin e trotuareve nga veturat e parkuara.
Një aksion i tillë është zhvilluar edhe në rrugën “Adrian Krasniqi”, ku veturave që kanë qenë të parkuara në trotuare u është vendosur tiketa që pronarët e tyre duhet në mënyrë obligative të paraqiten në Stacionin e Policisë Qendra.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha, ka thënë për KosovaPress se aksioni i policisë është në kuadër të planit për lirimin e trotuareve.
“Siç ju kemi njoftuar edhe më herët nga data 10 qershor 2019 kur ka filluar implementimi i planit për lirimin e trotuareve dhe deri në këtë faze vetëm në rajonin e Prishtine janë shqiptuar mbi 15.260 gjoba trafiku për parkime ilegale. Masa të shumta ndëshkuese (gjoba dhe konfiskime), janë ndërmarrë si në drejtim të përballimit të fluksit të lëvizjes së mjeteve, ashtu edhe në përballimin e lëvizjes së këmbësorëve, në qytet ashtu edhe jashtë tij”, tha ai.
Hoxha përmes një përgjigje me shkrim tha se bazuar në ankesat e qytetarëve për bllokimin e trotuareve në qytet, njësitet policore të stacioneve të Prishtinë, që nga data 10 qershor 2019, kanë filluar implementimin e planit operativ, ekskluzivisht i paraparë për pastrimin e trotuareve nga parkimet e ndaluara.
Ai tha se plani do të ketë shtrirje në të gjithë hapësirën rrugore të kryeqytetit dhe toleranca për kundërvajtësit do të jetë zero.
“Të gjitha veturat që do të hasen të parkuara në mënyrë të parregullt dhe në vendet e ndaluara për parkim, do të kenë njoftimin zyrtar për paraqitje të obligueshme në stacion policor, ku palës do t’i shqiptohet gjobë për kundërvajtje. Duke ju rikujtuar se qëllimi ynë nuk është ndëshkimi, kërkojmë te të gjithë drejtuesit e automjeteve, që të zbatojnë me përpikëri normat dhe rregullat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor”, ka thënë ai./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje