LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi kërkon konrizë juridike ndërkombëtare për luftën kundër krimit

Xhaferi kërkon konrizë juridike ndërkombëtare për luftën kundër krimit

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi në Asamblenë e 141 Unionit Interparlamentar në temën “Përforcimi i të drejtës ndërkombëtare: Roli dhe mekanizmat e parlamenteve dhe kontributi në bashkëpunimin rajonal”, tha se një kornizë juridike gjithëpërfshirëse obliguese është nevojë esenciale për parandalimin e konteksteve dhe krimeve ndërmjet shteteve.

“Rendi juridik ndërkombëtar, i bazuar mbi një kornizë juridike gjithëpërfshirëse obliguese është nevojë esenciale e cila ka rrjedhë nga nevoja për parandalimin e paraqitjes së ardhshme të kontesteve juridike ndërmjet shteteve, parandalimin e krimeve të tmerrshme të luftës dhe krimeve ndaj njerëzimit, kundër veprimeve okupatore, prej nevojës për inicimin e dënimit dhe mbajtjes përgjegjësi për vepra johumane. Nënshkrimi i Kartës së KB, obligimi dhe përkushtimi ndaj parimeve dhe qëllimeve të ligjeve ndërkombëtare dhe drejtësisë dhe sundimi i të drejtës të bazuar pikërisht mbi këtë të drejtë ndërkombëtare nuk është vetëm një floskulë e zbrazët, por është garanci për paqen dhe sigurinë në botë. Ruajtja e kësaj paqeje dhe sigurimi i kushteve dinjitoze për jetë është e drejtë elementare e çdo njeriu”, theksoi Xhaferi.

Xhaferi tha se Republika e Maqedonisë së Veriut punon shumë në fushën e avancimit dhe përforcimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe besojmë se, vetëm qasja e sinqertë ndaj mosmarrëveshjeve dhe ndaj çështjeve të hapura dhe mbajtja e dialogut politik deri në shterjen e të gjitha mundësive, mund të sjellë deri te kompromisi i pranueshëm për palët.


“Duke u udhëhequr nga ndarja e përcaktuar kushtetuese e pushtetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku pushteti ligjvënës është përcaktuar si një nga tre pushtetet, krahas atij ekzekutiv dhe gjyqësor, që në fillimin e marrjes së funksionit të Kryetarit të Kuvendit, kisha para vetes vizion dhe qëllim të qartë që dëshiroja ti arrij, gjegjësisht, sigurimin e kornizës ligjore mbi të cilën do të bazohen tre fushat sipas meje më të rëndësishme për pavarësinë e dhomës ligjvënëse. Për arsye se, për të ndërtuar parlamente të fuqishme, demokratike, funksionet themelore ligjvënëse, mbikëqyrëse, buxhetore dhe përfaqësuese janë me rëndësi thelbësore për cilësinë e udhëheqjes së përgjithshme të një vendi”, deklaroi Xhaferi./Telegrafi/