Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi i ka bërë thirrje qeverisë së re të Kosovës që të investojë në sektorin privat dhe të ketë strategji për rritjen e eksportit me qëllim të krijimit të një ekonomie afatgjate.
Rukiqi në një konferencë për media, tha se Kosova vazhdon të ballafaqohet me papunësi të lartë, dhe mungesë të investimeve të huaja.
Sipas tij motor i ekonomisë së Kosovës vazhdojnë të jenë remitencat dhe investimet publike.
Kreu i OEK ka rekomanduar aftësimin e fuqisë punëtore përmes edukimit dual dhe përkrahjen e kompanive përmes standardizimit.
“Ende remitencat dhe investimet publike janë ata bartësit kryesorë ose motorët kryesorë të rritjes ekonomike, mirëpo kjo në afatgjate nuk është që do ta krijojë një qëndrueshmëri në raport me rritjen ekomomike. Nëse nuk kemi investime private nëse nuk kemi rritje të eksportit ne nuk mund të jemi gjithmonë shoqëri të varur nga remitencat dhe investimet publike. Prandaj domosdoshmërish kjo është thirrja për qeverinë e re që kur flasim për rritjen ekonomike para se me fol për shifra të flasin për substancës e rritjes ekonomike. Ne besojmë që sektori privat duhet të jetë bartës përmes investimeve private dhe përmes rritjes së eksportit”, tha Rukiqi.
I pari i OEK-ut ka rekomanduar që të vazhdohet reforma ekonomike dhe mos të ketë taksa të reja dhe as ngritje të tyre sepse kjo i godit sipas tij edhe ekonominë e brendshme por edhe ul mundësinë e investimeve të huaja në Kosovë.
“Ajo që është shumë me rëndësi është vazhdimi i çfarëdo reforme ekonomike që ka filluar, të kemi vazhdimësi të tyre, mos të kemi ndërprerje. Shumë me rendësi të mos kemi rritje të taksave, çfarëdo rritje të taksave nga çfarëdo lloj qeverie që vjen është goditje të themi për atraktivitetin e vendit çoftë për investitorët e brendshëm apo të huaj. Ne duhet ta mbajmë këtë politikës të taksave të ulëta të nxisim sa më shumë të rinj të hapin biznese, të fuqizojmë sa më shumë komponentin e grave”, theksoi ai.
Rukiri tha se OEK është pro parimit të vendosjes së masave të reciprocitetit.
“Në parim jemi për një parim reciprocitetin në tregti atë që ma jep në treg, ta jap në treg, atë që nuk ma jep në treg nuk ta jap as unë, është ai parim i cili duhet të dominojë”, tha Rukiqi.
Duke folur rreth programit të partive që u proklamua gjatë kësaj fushate, Berat Rukiqi theksoi se partitë politike gjatë kësaj fushate zgjedhore nuk kanë ofruar ndonjë platformë se si duhet të arrihet deri tek një zhvillim i qëndrueshëm ekonomik.
Gjatë kësaj konference për media Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftuar lidhur me krijimin e Bordit Këshillëdhënës brenda Odës me qëllim që të ofrimit të zgjidhjeve të problemeve ekonomike sidomos për edukim, energji, nxitje të investitorëve të huaj në Kosovë.
Drejtori i këtij bordi dhe eksperti amerikan i energjisë, Gary Dirks i cili tha se përmes ekspertizës së tij që kryesisht lidhet me energjinë do mundohet të ofrojë ide dhe zgjidhje për problemet ekonomike në vend.
Madje sipas tij ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re” nuk duhet të hiqet nga tavolina për shkak të kushteve favorshme dhe nevojës për kapacitetet energjetike.
“Jam shumë i bindur që Kosovës i duhet më shumë energji dhe i duhen më shumë kapacitete gjeneruese për energji elektrike, çmimi i energjisë elektrike ka rënë të ripërtërishmet një mundësi që mund të analizohet edhe investimet në solare për shkak se ka rënie të çmimeve dhe Kosova ka mundësi, ka kushte natyre. Duke e ditur që keni një termocentral tjetër i cili duhet të riparohet apo mbyllet ju keni rezerva të thëngjillit që nëse rangohet në Evropë janë të dytat. Duke i pasur parasysh resurset Kosova nuk mund ta largojë termocentralin prej tavolinës nuk mund të heq dorë nga ai. Pra Kosova nuk mundet të largojë nga tavolina një projekt për ndërtim të termocentralit në kushtet që janë të favorshme”, theksoi Dirks. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë