I akuzuari Valon Ibërdemaj, është deklaruar i pafajshëm për dy nga tri veprat penale që ngarkohet lidhur me rastin e vrasjes që kishte ndodhur në objektin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI).
Ibërdemaj ka mohuar fajësinë për vrasje të rëndë dhe rrëmbim, ndërkaq e ka pranuar fajësinë për armëmbajtje pa leje, raporton “Betimi për Drejtësi”.Ai akuzohet se në shtator të vitit 2018, në objektin e AKI-së, kishte privuar nga jeta, Isa Sejdiun, e më pas, sipas prokurorisë, për të ikur nga vendi i ngjarjes kishte rrëmbyer një punëtore tjetër.Gjykatësja e rastit Shpresa Hasaj – Hyseni, e ka pyetur të akuzuarin nëse është në gjendje të deklarohet lidhur me pranimin apo mos pranimin e fajësisë dhe nëse është konsultuar me avokatin e tij.
“Jemi konsultu sa i përket rrjedhës së shqyrtimit fillestar sot”, ka thënë avokati i tij, Besnik Berisha.I akuzuari më pas është deklaruar, duke e pranuar fajësinë vetëm për armëmbajtje pa leje.Ndërkaq, avokati i tij, Besnik Berisha, ka thënë se i shpreh ngushëllime familjes të tani ndjerit në emër të tij, si dhe në emër të familjes së të akuzuarit.
“Sa i përket deklarimit të klientit tim, nuk ka as edhe një kusht të vetëm të pranohet fajësia, sa i përket pikës së parë të dispozitivit të aktakuzës për shkak se ajo çfarë është e parashkruar nuk është mbështetur në asnjë provë të vetme”, ka thënë avokati Berisha.Ai ka thënë se sa i përket pikës së dytë, duke iu referuar dispozitivit ku i akuzuari ngarkohet me veprën penale “Rrëmbimi”, sipas tij, ka mangësi substanciale dhe nuk i përmbush kërkesat ligjore, andaj sipas tij, kjo është arsyeja pse në këtë fazë, i akuzuari deklarohet i pafajshëm.
“Pika e tretë e aktakuzës për të cilën u deklaruar fajtor, kujtoj që është në përshtatshmëri me provat e bashkëngjitura, deklarimi i vullnetshëm dhe natyrisht që ftoj gjykatën që ta pranoj si të tillë”, ka thënë ai.Prokurori Ilaz Beqiri, ka deklaruar se pajtohet me pranimin e fajësisë nga ana e të pandehurit për pikën e tretë të dispozitivit të aktakuzës, ngase vlerëson se i akuzuari mjaftueshëm është konsultuar me mbrojtësin e tij.“Ka kuptuar benefitet dhe pasojat e pranimit të fajësisë dhe se një pranim i tillë është në përputhshmëri të plotë me të gjitha provat që gjenden në shkresat e lëndës. Andaj, i propozoj gjykatës që ta aprovoj një pranim të tillë”, ka thënë ai. Më pas, gjykata ka aprovuar pranimin e fajësisë lidhur me pikën e tretë të dispozitivit të akuzës, duke konsideruar se janë përmbushur kushtet të cilat parashihet për pranim të fajësisë.
Ndryshe, paraprakisht gjykatësja Hasaj- Hyseni, ka pyetur avokatin Berisha nëse është pajisur me shkresat e lëndës, meqenëse seancën e kaluar kishte shfaqur shqetësimin se të njëjtat nuk i posedon.“Po, arsyeja pse nuk e ngritëm si shqetësim është se prokuroria në ndërkohë e ka përmbushur obligimin ligjor”, ka thënë ai.Shqyrtimi i dytë në këtë rast pritet të mbahet me 20 nëntor 2019, me fillim nga ora 9:00.Sipas aktakuzës së ngritur më 21 mars 2019, Valon Ibërdemaj akuzohet se më 4 shtator 2018, rreth orës 09:31, në bufenë e objektit të AKI-së në Prishtinë, ka privuar nga jeta tani të ndjerin Isa Sejdiu, siç thuhet për shkak të xhelozisë, pasi që tani i ndjeri një ditë më parë në kohën e drekës, duke bërë shaka u ka thënë zyrtarëve të AKI-së se gjoja do të bëhet i madh, pasi ato ditë pritej të emërohej zëvendësdrejtori i AKI-së .
Aktakuza thotë se duke rrezikuar edhe jetën e tani të dëmtuarës F.B, derisa i ndjeri ishte në vendin e tij të punës, si menaxher kuzhine, në kuzhinë ka shkuar i pandehuri me revole në dorë të tipit “CZ-M-72”, e kalibrit 7.62 mm, e ka thirrur në emër “Isa”, e tani i ndjeri është përgjigjur duke thënë “Urdhno xhaxh”, dhe i pandehuri menjëherë ka shtënë dy herë në distancë prej rreth tre metrash, e ka goditur në pjesën e majtë të gjoksit dhe i ka shkaktuar plagë vdekjeprurëse, e më pastaj me revole në dorë ka dal në oborr, i është afruar të dëmtuarës, ia ka vendosur revolen në kokë dhe e ka dërguar deri te vetura e tij, që ndodhej në parkingun e AKI-së.Me këtë akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Kurse, në dispozitivin e dytë të aktakuzës, thuhet se pasi ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë, i pandehuri ka rrëmbyer F.B, në atë mënyrë që derisa e dëmtuara ka qenë duke pirë kafe në oborrin e objektit të AKI-së, papritmas ka dal i pandehuri nga objekti me armë në dorë dhe i është afruar asaj dhe nën kanosje të armës e ka detyruar që të shkojë te vetura e të pandehurit, e cila ishte e parkuar në parkingun e AKI-së dhe e i ka vënë armën në kokë.Pastaj, sipas aktakuzës, e ka urdhëruar të shkojë në drejtim të portës kryesore të daljes nga oborri i AKI-së, e posa ka mbërritur te porta kryesore, aty i ka kanosur me armë edhe pjesëtarët e sigurimit, duke iu drejtuar me fjalët “e vrava, shkoj çika”.
Në aktakuzë thuhet se ai ka dal nga vetura, ka marrë të dëmtuarën dhe vazhdimisht ka mbajtur armën nga ajo, ndërsa tjetrën dorë ia ka mbajtur rreth qafe, ka ecur për të dalë jashtë objektit dhe kur është afruar te dera ka shkuar te komanda për ta hapur derën dhe aty është penguar nga zyrtari Sh.Sh, ndërsa zyrtari E.B, duke e parë atë gjendje, ka rënë në gjunjë para të pandehurit dhe i është drejtuar me fjalën “nëse dëshiron të vrasësh dikënd, më vrit mua”, e i pandehuri në ato çaste thuhet se i është drejtuar atij me fjalët “vetëm ty ta dha armën”, e më pas ia ka dhënë armën ku edhe është liruar e dëmtuara.Më këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Rrëmbimi”.E në pikën e tretë të aktakuzës thuhet se nga koha e pa përcaktuar e deri më 4 shtator 2018, i pandehuri pa autorizim ka poseduar armën e llojit të lartcekur, me të cilën ka kryer veprën penale, ndërsa gjatë bastisjes nga ana e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, në banesën e tij është gjetur edhe sekuestruar edhe revolja e tipit “Colt Amadeous ROSSI S.A 38 special” dhe një thikë. /BetimipërDrejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
OBRM-PDUKM: Me LSDM-në sistemi shendetësor ishte në kaos total, kolapsi kulmoi në Onkologji
Zjarr në Durrës, gjashtë persona dërgohen në spital
LSDM: Kundërshtojmë propozimin për emërtimin e rrugëve në Tetovë, Mickoski le t’i reagojë Kasamit
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite