Imam Tahir Kukaj i qendrës Islamo-Kulturore në Staten Island të Nju Jorkut, ka tani një detyrë të re. Ai shërben edhe si kapelani mysliman i policisë së Nju Jorkut.
Qendra Islamo-Kulturore në Staten Island të Nju Jorkut njihet për tolerancën fetare.
“Qendra jonë është një prej qendrave më me famë, jo vetëm në qytetin e Nju Jorkut por besoj edhe në pjesën lindore të Amerikës, për aktivitetin ndërfetar, për marrëdhënie të mira me hebrejtë, me të krishterët dhe komunitetet e tjera”, tha ai.
Tahir Kukaj, i cili shërben si imam në këtë qendër ka edhe një rol tjetër, siç mund ta shihni edhe nga uniforma. Duke filluar nga qershori i këtij viti, ai është kapelani mysliman i policisë së Nju Jorkut. Detyra e tij nuk është të predikojë fenë në polici, sepse shteti është laik. Por ai kujdeset për njerëzit që kanë nevojë në aspektin shpirtëror dhe emocional.
“Dje shkova për të vizituar një polic që kishte patur një goditje të vogël. Ishte hera e parë që shihte një kapelan. Kur i tregova se kush isha, u ngrit në këmbë dhe më tha: kam nevojë për lutjet tuaja”.
Departamenti i policisë ka gjithsej 11 kapelanë dhe Kukaj është i vetmi që përfaqëson shqiptarët dhe komunitetin mysliman në këtë njësi.
Dhe nuk është e rastit, sepse imami shërben në një qendër fetare që njihet për tolerancën e saj.
“Muajin mars dhe prill e kemi caktuar si muajin kur komuniteti mblidhet së bashku. Ata vijnë e falen në xhami, ne falemi në kishë, apo në sinagogë. Rinia dhe popullata e komuniteteve të ndryshme dalim dhe pastrojmë rrugët, shkojmë në spitale, vizitojmë njerëzit e sëmurë dhe të moshuarit, pa dallim besimi”, tha imami.
Kjo është një traditë e filluar që nga viti 1999 dhe u zgjerua katër vjet më vonë.
“Në aspektin ndërfetar, ne nuk thellohemi në atë se sa fetar je ti. Ne kemi parasysh se çfarë kontribuon për qytetin, na intereson lidhja e shëndoshë, marrëdhëniet e shëndosha njerëzore. …Por çështje tjetër që është prioritare në jetën time si person dhe si imam dhe tani si kapelan në policinë e Nju Jorkut, është të krijoj marrëdhënie ndërnjerëzore të shëndosha, me respekt reciprok, të respektohet kultura e secilit, të jemi të barabartë.”
Imami thotë se ka ofruar lutje fetare nëpër të gjitha sinagogat në Staten Island, edhe në sinagogat kryesore në qytetin e Nju Jorkut. Ai e vlerëson shumë respektin për besimin e tjetrit:
“Xhamia nuk është objekt fetar vetëm i myslimanëve. Xhamia është objekt ku njerëzit i luten Zotit… Respekti për besimin e tjetrit është fondamental në besimin islam… Në xhaminë tonë janë falur të krishterët, hebrejtë dhe njerëz të besimeve të tjera.”
“… Ne jemi mes themeluesve, që i kemi motivuar qendrat e tjera islame që të kenë besim reciprok me forcat ligjore. Kjo është forma se si mund ta luftosh besimin e devijuar dhe ideologjinë e gabuar që thirret në emër të Islamit por nuk ka të bëjë asgjë me Islamin”, tha ai
Radikalët, thotë imami, mund të funksionojnë vetëm në errësirë.
“Në policinë e Nju Jorkut, ne vetëm mundohemi që nëpërmjet besimit të lidhim marrëdhënien njerëzore… Unë kur falem, apo kur shkoj në kishë, bëj gjithë ato rituale. Por nëse këto rituale nuk reflektohen në humanizëm, ai besim është i shterpë”.
Imam Kukaj thotë se shqiptarët e Amerikës janë krenarë që jetojnë dhe punojnë këtu.
“Ne si shqiptarë, në përgjithësi jemi krenarë më shumë se çdo komunitet tjetër, duke patur parasysh marrëdhëniet shumë të mira mes popullit shqiptar dhe SHBA, qysh nga Wilsoni. Ne e kemi parasysh se çfarë ka bërë Amerika për popullin shqiptar deri në çastet e fundit. Ne punojmë natë e ditë për të mirën e këtij vendi dhe kjo është një formë e thënies faleminderit”, tha imami Kukaj./VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë