LAJMI I FUNDIT:

Gjysma e qytetarëve të Maqedonisë nuk presin datë për fillimin e bisedimeve me BE-në

Gjysma e qytetarëve të Maqedonisë nuk presin datë për fillimin e bisedimeve me BE-në

Pothuajse gjysma e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut presin që të marrim datë për fillimin e negociatave javën e ardhshme. Sipas një sondazhi të kryer nga Instituti i për Hulumtime Politike në Shkup, 47.7% e qytetarëve të anketuar nuk presin datë për negociata këtë tetor. 34.8% janë optimistë se Brukseli do t’i japë dritë të gjelbër vendit javën ardhshme, ndërsa 17.5% nuk kanë përgjigje.

Një e katërta e qytetarëve, ose 24.6 përqind, thonë se nëse nuk marrim datë për fillimin e negociatave këtë tetor, atëherë kjo nuk do të ndodhë kurrë. 22.3% presin fillimin e negociatave në pesë vitet e ardhshme, 16.9% mendojnë se do të ndodhë deri në fund të vitit të ardhshëm, ndërsa 16.7% thonë se data për fillimin e negociatave do të vijë pranverën e ardhshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qeveria, ose partia më e madhe në pushtet sipas qytetarëve, mban të gjithë përgjegjësinë për këtë proces. 34.7 përqind besojnë se qeveria do të jetë fajtore nëse Brukseli nuk jep datë, ndërsa 19.7 përqind fajin do e shohin tek opozita. 8.2 përqind në rast dështimi fajtore e konsiderojnë shtete anëtare, ndërsa rreth 5 përqind thonë se fajin e shohin diku tjetër.


Sipas shumicës së qytetarëve, kritikat që vijnë nga Brukseli në adresë të Maqedonisë janë të justifikuara. 41.4% e të anketuarve mendojnë kështu, ndërsa 26.7% besojnë të kundërtën, ndërsa 31.9% nuk kanë përgjigje. 46.8 përqind e të anketuarve besojnë se afera “Haraçi” do të ketë ndikim në vendimin për fillimin e negociatave. 32.4% nuk presin pasoja, ndërsa 20.8% kanë mbetur pa përgjigje.

Nëse nesër organizohet një referendum, një 67.4% e lartë do të votojnë për pranimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian, 17.3% janë kundër ndërsa 15.2% janë pa përgjigje.

Shumica e qytetarëve ose 27.2% besojnë se Maqedonia do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian në pesë vitet e ardhshme. 22.7% thonë se nuk do të ndodhë kurrë, 15.4% besojnë se anëtarësimi do të vijë vitin e ardhshëm, 12.6% në 10 vitet e ardhshme dhe 9% në 15 vitet e ardhshme.

Sondazhi i Institutit për Hulumtime Politike-Shkup me urdhër të “Detektorit” u krye me telefon, prej 14 deri në 17 shtator të këtij viti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
A janë shqetësuese kamerat kineze që do t'i vëzhgojnë zgjedhjet në Kosovë?

A janë shqetësuese kamerat kineze që do t'i vëzhgojnë zgjedhjet në Kosovë?

Lajme
Kalo në kategori