Është i kënaqur me rezultatin që LDK-ja shënoi në zgjedhjet e 6 tetorit në Prizren. Tregon se në këto zgjedhje LDK-ja në këtë qytet shënoi rritje, për afro 4 mijë vota.
Kryetari i LDK-së në Prizren, Anton Quni, ka folur për herë të parë për procesin zgjedhor të 6 tetorit.
Ai shprehet i kënaqur me rezultatin, ndonëse ka pritur mbështetje edhe më shumë.
“Sa i përket rezultatit zgjedhor, kemi shënuar rritje diku 3 deri në 4 mije vota në Prizren”, tregon Quni për ‘prizrenpress’.
“Këto janë përllogaritjet tona të para, ndërkohë që presim përfundimin e numërimit të votave me kusht, postë dhe të diasporës”.
Anton Quni, në qershor të këtij viti, u zgjodh kryetar i LDK-së në Prizren.
Në zgjedhjet e 6 tetorit është rizgjedhur edhe deputet.
Ai, tregon se dëshira e tij ka qenë që LDK-ja në Prizren të shënoi rritje më të madhe.
“Do të kishim dashur që rritja të ishte më e madhe, por ishin vetëm dy muaj që kisha ardhur në krye të LDK’ së në Prizren, dhe menjëherë u futëm në zgjedhje”.
“Po të kishim pasur kohë pak më gjatë për përgatitje do të kishim dal edhe më mirë”.
Quni beson se LDK-ja do të rikthehet fuqishëm në Prizren.
“Një rritje e tillë për një kohë të shkurtër angazhimi është sinjal se LDK në Prizren, së shpejti do të rikthehet fuqishëm”.
Quni ka falënderuar kryetarin e Shtabit Zgjedhor, Hanifi Muharremin për angazhimin që ka treguar në zgjedhjet e fundit.
“Gjatë ditëve të fushatës tek ne ka dominuar fryma e bashkëpunimit ekipor, entuziazmi e përkushtimi në krye me shefin e Shtabit Zgjedhor, Hanefi Muharremi, të cilin e falënderoj për angazhimin e tij, 24 orësh”.
“Po ashtu respekt edhe për djemtë e vajzat e reja si dhe qindra aktivistë që kanë bërë punë të jashtëzakonshme në këto zgjedhje”.
“Angazhimi i të gjithëve mundësi rritjen e LDK’ së në Prizren dhe ky angazhim do të vazhdojë çdo ditë, për ta bërë LDK-në forca e parë në Prizren, në zgjedhjet e ardhshme”.
Quni flet edhe për parregullsitë që janë shënuar në zgjedhjet e 6 tetorit në Prizren.
“Në përgjithësi nuk pati parregullsi dhe as incidente, mirëpo çka na ka shqetësuar dhe mendoj se edhe na ka dëmtuar në vota ka qenë mënyra se si ua kanë ndërruar dhe kanë shpërndarë votuesit nga disa qendra të votimit në qytete e nëpër fshatra përreth”.
“Ankesa të tilla ka pasur jashtëzakonisht shumë, sidomos në qendrën e votimit ‘Abdyl Frasheri” në ‘Ortakolli’, ku votuesit e kësaj qendreje figuronin si votues nëpër fshatra të Hasit”, tregon Quni.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mori 10 mijë euro të lejonte muzikën në një lokal, SPAK mbyll hetimet për Gazmir Preçin
ATK konfirmon çmimet e tregut për barna, OFK kërkon nga MSh të marrin veprime për të parandaluar dëmtimin e barnatoreve
U arratis nga burgu i Shën Kollit, policia ofron 10 mijë euro për kapjen e Daut Lazes
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Policia në kërkim të dy shtetasve nga Shqipëria, dyshohen për vjedhje të rëndë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Albin Kurti premton investime të mëdha për rajonin e Gjilanit dhe Kosovën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze