LAJMI I FUNDIT:

Hapet bar-restoranti i parë amerikan që shërben marihuanë

Hapet bar-restoranti i parë amerikan që shërben marihuanë

Në Los Anxhelos është hapur lokali i parë në Shtetet e Bashkuara që shërben marihuanë. Ky bar-restorant me produkte marijuane në menu sapo ka hapur dyert për konsumatorët.

Disa nga artikujt në menu: bukë e thekur me avokado apo pije me lëng selinoje, shërbehen me një porcion kanabis.

Personeli thotë se lokali frekuentohet nga një klientelë e përzier.


“Janë nga të gjitha shtresat. Nga të gjitha moshat. Nuk mund të identifikohet ndryshe, përveçse njerëz që u pëlqen marihuana”, thotë një punonjëse.

Megjithëse në shumë shtete shitja e marijuahës shihet me dyshim dhe ndeshet në rezistencë si dhe vazhdon të mbetet e paligjshme në bazë të ligjit federal, në Kaliforni marijuana për zbavitje u bë e ligjshme që në 2016.

Por, ky është bar-restoranti i parë dhe deri tani i vetëm që shërben marijuanë në Shtetet e Bashkuara. Nuk është vështirë ta gjesh ku është, radha e gjatë e njerëzve te dera e bën të dallueshëm.

Lokali u shërben vetëm klientëve mbi 21 vjeç. Punonjësit dhe rojet në lokal ndjekin me vëmendje klientelën për të garantuar që askush nuk e tepron, pasi policia mund të arrestojë persona që ngasin makinën kur janë nën ndikimin e marihuanës.

“U sugjerojmë klientëve të kontaktojnë kompanitë e transportit të pasagjerëve Uber dhe Lyft, sidomos në rastet kur dikush e ka tepruar në konsum dhe duam të garantojmë se do të gjejnë një formë të sigurtë transporti,” thotë punonjësja Stephanie D’Oleo.

Në bazë të ligjit, lokali nuk mund të gatuajë ushqime të përziera me kanabis. Klientët porosisin ushqim, pije si dhe marrin një porcion me kanabis së bashku me porosinë.

Kamarierët provojnë menunë para se t’ua shërbejnë klientëve, në mënyrë që të ofrojnë rekomandime lidhur me sasisë e marijuanës që shkon me atë pjatë.

“Shikoni rrotull. Të gjithë njerëzit janë të gëzuar, të uritur dhe po kënaqen pa masë”, thotë punonjësja D’Olio.

Autoritetet lokale u kanë kërkuar pronarëve të vënë filtër që era e marijuanës të mos bezdisë banorët përreth.

Autoritetet lokale thonë se kanë marrë 300 kërkesa nga biznesmenë të tjerë për të hapur lokale të ngjashme. /VoA/

Në trend Fun

Më shumë
Adoleshenti indian me 'sindromën e ujkut' fiton Rekordin Botëror Guinness

Adoleshenti indian me 'sindromën e ujkut' fiton Rekordin Botëror Guinness

Fun
Pretendon të ketë udhëtuar në kohë - parashikimet e tij për 2025 po tërheqin vëmendje të madhe

Pretendon të ketë udhëtuar në kohë - parashikimet e tij për 2025 po tërheqin vëmendje të madhe

Virale
Dëgjoi tinguj të çuditshëm nga bagazhi i veturës, gruaja shokohet me atë çfarë pa kur e hapi

Dëgjoi tinguj të çuditshëm nga bagazhi i veturës, gruaja shokohet me atë çfarë pa kur e hapi

Interesante

"Përbindëshi i deteve" - ky është transportuesi më i madh i automjeteve në botë

Interesante
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Kalo në kategori