Kosova të martën pritët të sfidohet sërish për anëtarësim në organizatën policore ndërkombëtare, Interpol, por përkundër aplikimit, njohësit e sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare shprehen skeptik se vendi ynë mund të pranohet edhe kësaj radhe në këtë organizatë multilaterale policore.
Edhe pse vitin e kaluar Kosova dështoi, dhe disa vite më parë nuk aplikoi, përgatitjet lobuese për këtë vit po konsiderohen që janë bërë pak dhe gabueshëm.
Ndërkohë, nga dikasteri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, nuk dhanë përgjigje për KosovaPress-it se cilat janë pritjet e Kosovës për këtë vit.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi thotë se momentet më të duhura për lobim, Kosovën e gjetën në zgjedhje të parakohshme. Kjo sipas tij, ka humbur interesimin e institucioneve që të lobojnë në mënyrën e duhur dhe vazhdimësi.
Nga ana tjetër, sipas Ibishit, fushata agresive e Serbisë dhe vendi ku do të mbahet asambleja e Interpolit në Amerikën Jugore, nuk krijojnë një ambient shpresëdhënës për Kosovën.
“Nuk është lobuar në mënyrën e duhur, në kuptim të asaj se jo vetëm që u gjetëm në fazën e fushatës për zgjedhjet e legjislaturës së shtatë. Por realisht Ministria e Punëve të Jashtme në radhë të parë, por edhe Ministria e Punëve të Brendshme, gjerësisht Qeveria e Kosovës kanë bërë shumë pak, që të kontribuojnë që ne të pranohemi. Në anën tjetër, jemi në një situatë që Serbia në vazhdimësi ka lobuar dhe lobon kundër pranimit tonë. Dhe një situatë kur në Amerikën Jugore janë shumë shtete që realisht neve nuk na kanë pranuar si shtet, dhe janë kundër pranimit tonë. Nuk kemi një ambient shumë shpresëdhënës”, thotë Ibishi.
Ndërkaq, njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Artan Murati, thotë se Kosova duhej të ishte më e kujdesshme në aplikim, pasi sipas tij, një refuzim potencial do të ndikonte negativisht me raportet me shtetet që janë anëtare dhe votojnë kundër.
“Ne në vazhdimësi ne po bëjmë hapa të ngutshëm për të aplikuar pa e pa terrenin dhe deponimin e shteteve anëtarë dhe shteteve që do të votojnë. Konsideroj që ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm me manovrat. Një refuzim potencial do të ndikonte negativisht me raportet me shtetet që janë anëtare dhe votojnë kundër”, deklaron Murati.
Edhe pse fillimisht zëvendësministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi e kishte konfirmuar deklarimin për pritjet e tyre për anëtarësim në Interpol, ajo më pas nuk ishte e qasshme në thirrjet.
Në ditët kur po afrohet asambleja e Interpolit në Kili të Amerikës Jugore, ka marrë hovin fushata lobuese e Serbisë kundër Kosovës. Ministri i tyre i brendshëm, por dhe ai i Punëve të Jashtme, thanë se do të bëjnë luftë të ashpër që Kosova mos të jetë pjesë e kësaj organizate policore.
Ndryshe, për t’u pranuar Kosovës i duhet vota e dy të tretave të shteteve anëtare, apo nga 194 vende, duhet të sigurohen mbi 120 vota.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos