LAJMI I FUNDIT:

Pas valës së kritikave për skeçin skandaloz, reagon aktorja Delinda Disha: Duhet ju të më kërkoni falje mua

Pas valës së kritikave për skeçin skandaloz, reagon aktorja Delinda Disha: Duhet ju të më kërkoni falje mua

Episodi i parë i programit me karakter argëtues “Klanifornia”, nuk është pritur mirë.

Kjo, pasi një nga skeçet e këtij spektakli, i interpretuar nga aktorja, Delinda Disha, ofendoi rëndë ushtarët e Kosovës.

“Burrat e Kosovës njihen vetëm për ahengje dhe valle, ndërsa serbit nuk i kanë bërë asgjë tjetër pos që i kanë thurrë këngë dhe lavde”, ishin vargjet e cituara nga aktorja shqiptare, në portretizimin e luftëtares së njohur, Shotë Galica.


Ashtu siç edhe pritej, një reagim publik erdhi në orët e vona të së premtes nga aktorja Disha, e cila mesa duket prapëseprapë nuk ka arritur të shpjegohet sa duhet.

E turpshme: Skeçi në emisionin e Marina Vjollcës, tallet me mundin e luftëtarëve të Kosovës gjatë luftës
Lexo po ashtu E turpshme: Skeçi në emisionin e Marina Vjollcës, tallet me mundin e luftëtarëve të Kosovës gjatë luftës

Duke e zhvendosur vëmendjen tek fakti se gjatë interpretimit të rolit, ajo përmendi gjendjen e mjerueshme të varrit të Shotë Galicës, i cili nuk mirëmbahet nga pushtetarët, të cilët kanë ngritur memoriale për turq, grekë e të tjerë, Delinda Disha nuk e ka përmendur fare në reagimin e saj deklaratën skandaloze të bërë gjatë interpretimit, atë për burrat e Kosovës – të cilën e bëri vetëm pak si ‘çau hallin’ e gjendjes së mjerueshme të varrit të Shotë Galicës

“Ishte e tmerrshme kur pashë varrin e burrneshës dhe trimëreshes në atë gjendje. Zgjodha përmes interpretimit tim të bëj një thirrje për të gjithë politikanët që nuk vënë dorë për heronjtë dhe heroinat ndërkohë ngrejnë memoriale për turqit, grekët”, ka shkruar ndër të tjerash Delinda në reagimin e saj.

Foto: Delinda Disha/InstaStory

Tutje, ajo ka “fajësuar” gazetarët që fokusin e lajmit e zhvendosën te vargjet skandaloze që interpretoi gjatë rolit, duke thënë se do duhej të ishte e udhës që lajm të bëhej gjendja e mjerueshme e varrit të Shotës – ani pse mesa duket aktorja nuk është plotësisht e vetëdijshme që në çdo lajm është përmendur një gjë e tillë.

Foto: Delinda Disha/InstaStory

Sido që të jetë, dëshira e ngritjes së zërit për një turp të tillë siç është gjendja aktuale e varrit të luftëtares së famshme, nuk e justifikon faktin që ajo citoi vargje skandaloze për burrat e Kosovës, të cilët janë jo të paktë që luftuan, e disa prej tyre edhe humbën jetën për atdhe.

Duke thënë në storjen e fundit të shpjegimit, se janë “mediat ato që duhet t’i kërkojnë asaj falje” sepse vetëm kërkoi dy pllaka për varrin e Shotë Galicës, aktorja Delinda Disha nuk kërkoi ndjesë për talljen që u bëri burrave të Kosovës, dhe as nuk duket se ka ndër mend ta bëjë. /Telegrafi/

Foto: Delinda Disha/InstaStory

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Magazina
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Magazina
“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

Magazina

"Ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral", Luiz Ejlli reagon i revoltuar, pas përhapjes së një video ku supozohet se po rrihej në klub

Magazina
Kalo në kategori