LAJMI I FUNDIT:

E turpshme: Skeçi në emisionin e Marina Vjollcës, tallet me mundin e luftëtarëve të Kosovës gjatë luftës

E turpshme: Skeçi në emisionin e Marina Vjollcës, tallet me mundin e luftëtarëve të Kosovës gjatë luftës

Bukuroshja Marina Vjollca e nisi rikthimin e saj në televizion, me një format të ri të televiziv të quajtur “Klanifornia”.

Ajo gjendet tashmë çdo të shtunë pranë teleshikuesve me programin e saj, i cili sjell skeçe, të qeshura dhe mysafirë specialë që bëjnë lojëra të ndryshme.


E në atë që duket sikur gjithçka po shkonte mirë, një skeç humoristik i luajtur në atë mbrëmje ofendoi teleshikuesit nga Kosova.

View this post on Instagram

KLANIFORNIA

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on Oct 5, 2019 at 12:55pm PDT

Njëra nga aktoret e programit, Delina Disha, e cila portretizonte figurën e luftëtares së njohur, Shotë Galica, teksa po ankohej se pushtetarët nuk i kanë bërë varrin si duhet, në të njëjtën kohë, ajo shprehet sikur burrat e Kosovës nuk kanë bërë asgjë gjatë luftës.

Interpretuesja e këtij roli, gjatë ekzekutimit të rolit të saj thotë se “burrat e Kosovës njihen vetëm për ahengje dhe valle, ndërsa serbëve nuk iu kanë bërë asgjë tjetër pos që i kanë thurur këngë dhe lavde”.

(Ndiqeni këtë moment nga minuta 43:00)

Një skeç i tillë dhe ndoshta jo i menduar mirë, u cilësua i turpshëm marrë parasysh numrin e madh të burrave që kanë luftuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, e një pjesë e tyre kanë rënë edhe dëshmorë për liri.

Teksa publiku e duartrokiti e këtë skeç në atë moment, shumë shqiptarë të Kosovës që e ndoqën nga televizioni u ndjenë të trupëruar për mënyrën se si u ironizua me një gjë të tillë.

E ajo që do të ishte më se e udhës në këtë rast, do të ishte një kërkim-falje nga organizatorët e programit dhe vetë drejtuesit për këtë “lëshim” që ndodhi gjatë emisionit argëtues.  /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Sinan Vllasaliu për zhvillimet në muzikë: Demokracia nuk të jep lirinë me qenë ‘kreten’

Sinan Vllasaliu për zhvillimet në muzikë: Demokracia nuk të jep lirinë me qenë ‘kreten’

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Magazina
Kalo në kategori