LAJMI I FUNDIT:

Merkel nesër do të bind Macron që të lëshojë pe për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Merkel nesër do të bind Macron që të lëshojë pe për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti Francez Emmanuel Macron do të takohen nesër, të cilën siç informojnë agjencia gjermane “DPA”, e shohin si shansin e fundit për të bindur Parisin të ndryshojë qëndrimin e saj për bllokimin e fillimit të planifikuar të negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Shpresojmë që Parisi të mendojë përsëri për pozicionin e saj dhe nuk do ta lejojë veten të izolohet në Evropë për arsye të brendshme politike”, tha një diplomat në Bruksel për agjencinë gjermane, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vlerëson se kushdo që tani po bllokon procesin e pranimit do të jetë përgjegjës për destabilizimin e mundshëm të rajonit.


Qeveria gjermane konsideron se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i kanë përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara nga KE. Agjensia gjermane “DPA” thekson se bllokada do të jetë veçanërisht e hidhur për Maqedoninë e Veriut, e cila ka pranuar të ndryshojë emrin për të zhbllokuar procesin e integrimit në BE.

Gjermania nuk është e vetmja që nuk pajtohet me këtë veprim francez, shkruan agjencia gjermane, duke shtuar se shumë vende të tjera anëtare të BE-së ndajnë këtë mendim./Telegafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Drejtësi
Kalo në kategori