LAJMI I FUNDIT:

Haradianaj komenton rezultatin e AAK-së në zgjedhjet parlamentare

Haradianaj komenton rezultatin e AAK-së në zgjedhjet parlamentare

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se pushteti i ri nuk duhet të ndërhyjë në pushtetin e drejtësisë.

Ai ka folur të premten në “Imazh” të RTK-së.


“Shtrirja e duarve brenda sektorit të drejtësisë do të ishte gabim, nëse tentojmë ta heqim një e ta sjellim një, atëherë është logjikë e gabueshme. Nuk jemi në komunizëm, koha e diktaturave dhe e kooperativave ka përfunduar. Sektori i drejtësisë duhet të forcohet”, ka thënë ai.

Ai ka folur për qëndrimin e partisë së tij karshi pushtetit të ardhshëm.

“Çdo dështim i Qeverisë Kurti do të gjejë kundërshtim, ndërsa çdo sukses do të gjejë përkrahje”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj është shprehur edhe për dialogun me Serbinë.

“Do të jemi pro çdo marrëveshje me Serbinë, që e mbyllë këtë kapitull, por pa e lënduar Kushtetutën e Kosovës dhe territorin e Kosovës”, ka thënë ai.

Ai nuk e ka konsideruar të keq rezultatin zgjedhor të AAK-së.

“Nuk jemi keq me katërmbëdhjetë deputetë”, është shprehur Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori