PEN-i amerikan, ka reaguar pas ndarjes së çmimit Nobel për Letërsi, për shkrimtarin austriak Peter Handke.
Në reagimin e bërë nga PEN Amerika, thuhet se nuk mund të pranohet që çmimi Nobel për Letërsi t’i ndahet shkrimtarit austriak, Peter Handke, transmeton Telegrafi.
“PEN-i Amerikan përgjithësisht nuk i komenton çmimet për letërsi që i japin institucionet e tjera. Ne e dimë që këto vendime janë subjektive dhe kriteret nuk janë uniforme. Megjithatë, kjo deklaratë për dhënien e çmimit Nobel për Peter Handken duhet të jetë një përjashtim.
Ne jemi të shokuar për përzgjedhjen e një shkrimtari që ka përdorur zërin e tij, publikisht, që të shtrembërojë të vërtetat historike dhe t’i japë përkrahje kryesit të gjenocideve, si ish-presidentit serb, Slobodan Millosheviq dhe ish-liderit serb të Bosnjes, Radovan Karagjiq”, thuhet në reagim.
PEN-i amerika bën të ditur se është angazhuar për të luftuar gënjeshtrat e qëllimshme dhe shtrembërimin e fakteve.
“Shoqata jonë për më shumë është e angazhuar që të punojë që të shuajë të gjitha urrejtjet dhe të triumfojë ideali i jetesës në paqe dhe me barazi. Shoqata e shkrimtarëve amerikan kundërshton që çmimin shumë i rëndësishëm i Nobel-it t’i jepet një shkrimtari i cili ka mohuar krimet e kryera në Ballkan. Ne e kundërshtojmë vendimin që një shkrimtar, i cili ka vënë vazhdimisht në pikëpyetje krimet në luftëra që janë krejtësisht të dokumentuara, të vlerësohet për ‘aftësi gjuhësore’. Në një kohë kur po rritet nacionalizmi, udhëheqja autokratike dhe po shpërndahet dezinformata në gjithë botën, komuniteti i Letërsisë meriton diçka më shumë se kjo. Ne ndiejmë shumë keqardhje për zgjedhjen e Nobelit për Letërsi”, përfundon reagimi.
Ndryshe, Handke, bashkë me autoren polake Olga Tokarczuk janë fitues të Çmimit Nobel për Letërsi.
Çmimi Nobel për Letërsi sivjet u nda për dy vite, pasi vitin e kaluar është anuluar për shkak të një skandali seksual.
Handke, 76-vjeç, siç është thënë është shpërblyer “për punën me ndikim në eksplorimin e specifikës së përvojës njerëzore”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMOS U DORËZO KURRË
Fjalimi i Skënderbeut!?
Në nder të Sylvia Plathit
Thënie për bukurinë: Asgjë e bukur nuk është e bukur!
Fuqia e fjalës së Fishtës në Kongresin e Manastirit dhe reagimi i hoxhës Hafiz Ibrahimi
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje