Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, pasditen e sotme ka filluar rinumërimi i 314 vendvotimeve për të cilat dje ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media, tha se ky rinumërim vjen me qëllim të qartësimit dhe prezantimit të gjendjes së saktë të kutive të votimit.
Ai a theksuar se ky proces pritët të përfundojë brenda katër, apo pesë dite.
“Me qëllim të qartësimit dhe prezantimit të gjendjes së saktë të kutive të votimit, KQZ-ja ka vendosur për këtë rinumërim. Për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve saktësia e procesit është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër, në mënyrë që çdo votë të respektohet… Janë gjithsej 22 tavolina numëruese dhe në bazë të një planifikimi që e kemi bërë, po besojmë që 4-5 ditë do të na duhen për të përmbyllur rinumrimin e gjitha këto vendvotimeve”, tha ai.
Zëdhënësi i KQZ-së tregoi edhe detaje se si do të rinumërohen gjitha këto 314 vendvotime.
“Procedura e QNR-së është e tillë që nuk lejon asnjë Formular të Rezultateve të kalojë (të procedohet si i rregullt), nëse nuk përputhen votat e subjekteve me votat e kandidatëve. Kjo do të thotë se nëse subjekti politik nuk ka vota dhe kandidatët kanë vota apo anasjelltas, atëherë formulari nuk procedohet si i rregullt dhe shkon në auditim. Gjatë auditimit kontrollohen të gjitha këto raste dhe mbi bazën e të gjeturave nga auditimi, QNR-ja rekomandon KQZ-në që vendvotimet të cilat kanë probleme të kësaj natyre të rinumërohen. Kështu ka ndodhur edhe në proceset e kaluara zgjedhore, ku janë rinumëruar me qindra vendvotime me qëllim të korrektimit të lëshimeve që janë bërë në vendvotim”, tha Elezi.
Vendvotimet që do të rinumërohen i përkasin këtyre komunave: Deçan 14, Gjakovë 14, Gllogoc 16, Gjilan 1, Dragash 4, Istog 1, Kaçanik 15, Klinë 14, Fushë Kosovë 2, Kamenicë 4, Mitrovicë e Jugut 10, Leposavic 1, Lipjan 1, Novobërdë 3, Obiliq 5, Rahovec 14, Pejë 17, Podujevë 17, Prishtinë 42, Prizren 26, Skenderaj 13, Shtime 6, Shtërpcë 3, Suharekë 13, Ferizaj 17, Viti 17, Vushtrri 6, Zubin Potok 1, Malishevë 9, Junik 3, Han i Elezit 2, Graçanicë 2 dhe Ranilluk 1.
Ndryshe gjatë ditës së mërkurë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për rinumërimin e 314 vendvotimeve.
10 nga këto vendvotime do të rinumërohen plotësisht për shkak se gjatë hetimeve në QNR është gjetur se mungojnë votat e kandidatëve dhe mungojnë disa fletë të formularëve të rezultateve, dhe në disa prej tyre mungojnë nënshkrimet e anëtarëve të Këshillit të Vendvotimit, ndërsa 304 vendvotime të tjera do të rinumërohen poashtu plotësisht, për shkak të një gabimi teknik në formularin e rezultateve të subjekteve politike, që ka bërë që votat e subjekteve të mos shënohen në rubrikën përkatëse dhe si rrjedhojë kemi mospërputhje në mes të votave të subjekteve dhe të kandidatëve.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri