LAJMI I FUNDIT:

Mençevski vazhdon bisedimet me sindikalistët

Mençevski vazhdon bisedimet me sindikalistët

Sindikata e Administratës, Organeve Gjyqësori dhe Shoqatat e Qytetarëve (AOGJSH) dhe Ministria e Shoqërisë për Informatikë dhe Administratë (MSHIA) sot rifilluan negociatat për arritjen e një marrëveshje kolektive për punonjësit e administratës publike dhe riorganizimin e paralajmëruar të sektorit publik, pra transferimin e punonjësve nga sektorit publik në sektorin privat.

Të dy palët shpresojnë të arrijnë një marrëveshje, por nëse negociatat dështojnë, atëherë sindikata paralajmëron organizimin e protestave dhe grevës.

“Nga ky takim ndoshta jo, por nga disa të tjera do të varen nga hapat tanë të mëtejshëm, domethënë sesi do të organizohemi sepse negociatat për marrëveshjet kolektive mund të zgjasin për një vit ose dy, por është e mirë që ato të jenë efektive. Shpresoj se pas takimit të sotëm do të dalim me pak a shumë pozicione të harmonizuara dhe do të jemi në gjendje ta nënshkruajmë marrëveshjen kolektive sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha kryetari i AOGJSH-së, Pece Grujovski para takimit me Ministrin Damjan Mançevski./Telegrafi/