LAJMI I FUNDIT:

Romanca e re mund t’ju përfundojë sikurse e kaluara – si ta ndryshoni këtë fat?

Romanca e re mund t’ju përfundojë sikurse e kaluara – si ta ndryshoni këtë fat?

Kur dalim nga një lidhje e keqe zakonisht i premtojmë vetes se romanca tjetër do të jetë ndryshe.

Themi se me siguri që në romancën e ardhshme do të ketë më pak fjalosje dhe më shumë kënaqësi, transmeton Telegrafi.

Por, nuk është mirë t’i besoni këto gjëra.


Sipas shkencëtarëve, ndryshimi i partnerit nuk nënkupton se lidhja e re do të shkëlqejë – ka shumë shanse se do të përfundoni njësoj!

Një hulumtim i kryer nga universiteti Alberta ka treguar se faktikisht nuk ka rëndësi se kë e keni partnerin!

Në secilin rast, dinamika e lidhjes është e rregulluar.

Për t’i zbuluar ndryshimet që ndodhin kur njerëzit kalojnë nga një romancë në tjetrën, shkencëtarët i kanë analizuar të dhënat e 554 pjesëmarrësve qysh prej vitit 2008.

Ata i kanë ekzaminuar aspektet e ndryshme të lidhjes, siç është kënaqësia dhe aftësia për të qenë të hapur me njëri-tjetrin, në 4 periudha të ndryshme kohore: një vit para përfundimit të lidhjes së parë, në vitin final të lidhjes së parë, në vitin e parë të lidhjes së re, dhe një vit pas saj.

Dhe kështu duket dinamika: Kur e fillojmë një lidhje të re, çdo gjë është e mrekullueshme! Është periudha e “muajit të mjaltit” ku provojmë të mos e përfshijmë partnerin në brengat dhe problemet e përditshmërisë.

Por, pasi të kalojë kjo periudhë, ne i rikthehemi të njëjtës situatë sikurse në lidhjen e kaluar.

Dhe këtu është pika ku zakonisht e marrim vendimin për t’u larguar nga lidhja sepse edhe kjo romancë “papritmas është shuar”.

Problemi këtu qëndron te fakti se njerëzit nuk mësojnë nga gabimet. Nëse kanë pasur shumë emocione negative më parë, me shumë gjasë do t’i sjellin ato në lidhjen e re.

Për shkak se faktikisht ka rëndësi ajo se çfarë personi jeni dhe problemet personale ndikojnë në suksesin e çdo romance të re.

Pra, esenca është se ndarja nuk do t’ju sigurojë se do ta takoni personin e përsosur.

Por, ka gjithashtu edhe anën e vet pozitive. Kjo nuk nënkupton se është fati juaj të vuani në lidhje. Tani e dimë se shumica e romancave duken të njëjta për shkak teje dhe tekeve personale.

Kështu, ekspertët jua rekomandojnë këto këshilla:

– Shikoni nëse pritshmëritë tuaja me partnerin dhe lidhjen janë reale. Për shembull, nuk mund të pritni që partneri të jetë në disponim të mirë tërë kohën

– Merrni përgjegjësi për pjesën tuaj gjatë vështirësive dhe problemeve.

– Kuptoni nevojat dhe frikat që janë rrënja e reagimeve tuaja

– Mos u frikësoni të komunikoni. /Telegrafi/

Burimi: Bright Side

Në trend Stil

Më shumë
Gjyshet ende dëshirojnë SEKS, e veçanërisht nëse janë BEQARE

Gjyshet ende dëshirojnë SEKS, e veçanërisht nëse janë BEQARE

Intimitet dhe Pasion
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Astrologji
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

A e dini se...
Gjëegjëza të vështira të cilat vetëm mendjet më të ndritura mund t’i zgjidhin

Gjëegjëza të vështira të cilat vetëm mendjet më të ndritura mund t’i zgjidhin

Lifestyle
A e dinit se edhe artikujt shtëpiak kanë datë skadimi?! Ja cilët janë

A e dinit se edhe artikujt shtëpiak kanë datë skadimi?! Ja cilët janë

Këshilla dhe ide
Partnerët më besnikë janë të lindur në tre shenja të zodiakut

Partnerët më besnikë janë të lindur në tre shenja të zodiakut

Astrologji
Kalo në kategori