LAJMI I FUNDIT:

Holanda është që Maqedonia dhe Shqipëria të trajtohen ndaras në procesin e anëtarësimit në BE

Holanda është që Maqedonia dhe Shqipëria të trajtohen ndaras në procesin e anëtarësimit në BE

Holanda kërkon që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të trajtohen ndaras në hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Qëndrimi i tillë vjen pas debatit të djeshëm në Komitetin për Çështje Evropiane në Kuvendin e Holandës. Shefi i diplomacisë, Stef Bllok përsëriti qëndrimin e Qeverisë se nisja e bisedimeve me Shqipërinë për momentin do të ishte i hershëm. Megjithatë, Holanda, nuk do të vendosë veto nëse vendet anëtare të NATO-s do të jenë për nisje të bisedimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës i përsëriti qëndrimet e Qeverisë se vendet kandidate duhet t’i përmbushin kushtet e vendosura para hapjes së procesit negociues.

Holanda përshëndet përparimin e vendeve kandidate, por vlerësimi i tyre duhet të jetë ndaras në bazë të arritjeve.

Për pjesën e Maqedonisë së Veriut, thuhet se është bërë përparim inkurajues dhe përshëndetet Marrëveshja e Prespës si shembull për zgjidhjen e konflikteve në rajon. Rekomandohet vazhdimi i lëndëve të PSP-së dhe përshëndetet bartja e tyre në Prokurorinë e rregullt.

Për Shqipërinë, Qeveria e Holandës përshëndeti hapat e deritashëm, por duke theksuar se duhet bërë përpjekje shtesë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar./Telegrafi/

Grupi i pavarur i OBRM-PDUKM-së falënderon Holandën për vendimin pozitiv që Maqedonia e Veriut të nisë bisedimet me BE-në
Lexo po ashtu Grupi i pavarur i OBRM-PDUKM-së falënderon Holandën për vendimin pozitiv që Maqedonia e Veriut të nisë bisedimet me BE-në

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Lajme
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

Lajme
Kalo në kategori