LAJMI I FUNDIT:

Alban Skënderaj uron Kurtin: Kosova është shembull për Shqipërinë

Alban Skënderaj uron Kurtin: Kosova është shembull për Shqipërinë

Në Kosovë të dielën janë zhvilluar zgjedhjet e parakohshme pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Këto zgjedhje u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje me kandidat për kryeministër Albin Kurtin.

Ky i fundit ka marrë një urim për fitoren edhe nga këngëtari mjaft i dashur për publikun në Shqipëri dhe Kosovë, Alban Skënderaj.


Të gjitha lajmet nga Alban Skenderaj
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Alban Skenderaj

Përmes një postimi të publikuar në rrjetet sociale, artisti në fjalë e ka quajtur një fitore me shumë sakrifica që erdhi pas një rrugëtimi të gjatë të Kurtit dhe Vetëvendosjes.

“Urime të sinqerta Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes për këtë fitore të merituar si një mundësi mbas një rrugëtimi të gjatë sakrificash dhe vullneti të hekurt”, ka shkruar Albani.

Më poshtë është mesazhi i plotë i këngëtarit Skenderaj:

Kur ndryshimi vjen duhet të vije i vërtetë dhe i perceptueshëm në shoqeri. I tillë duket këtë herë por uroj me zemër që e gjithë rezistenca, idetë, premtimet dhe vizioni juaj të kthehen në vepra e të mos mbeten peng i një mentaliteti të rrënjosur.
Faleminderit Kosovë që më shumë se njëherë ke dhënë shembullin e mirë dhe i ke treguar Shqipërisë se si një shoqëri (shqiptare) duhet të veprojë e të guxojë me vetëbesim. Kosova duhet të jetë shpresë për Shqipërinë në shumë aspekte. Duhet të reflektojmë kur shikojmë se si një pjesë e vëllezërve tanë shqiptare kur është nevoja dinë të jenë qytetarë të civilizuar dhe pronare të vendit të vete.
Krenari e verbër, festa me flamur dhe shqiponjat me dy duar mund t’i bëjmë sa të duam por kur vjen puna dashuria për vendin tënd duhet shprehet me vepra dhe gjeste konkrete.

View this post on Instagram

Urime te sinqerta Albin Kurtit dhe Vetevendosjes per kete fitore te merituar si nje mundesi mbas nje rrugetimi te gjate sakrificash dhe vullneti te hekurt. Kur ndryshimi vjen duhet te vije i vertete dhe i perceptueshem ne shoqeri. I tille duket kete here por uroj me zemer qe e gjithe rezistenca, idete, premtimet dhe visioni juaj te kthehen ne vepra e te mos mbeten peng i nje mentaliteti te rrenjosur. Faleminderit Kosove qe me shume se njehere ke dhene shembullin e mire dhe i ke treguar Shqiperise se si nje shoqeri (shqiptare) duhet te veproje e te guxoje me vetebesim. Kosova duhet te jete shprese per Shqiperine ne shume aspekte. Duhet te reflektojme kur shikojme se si nje pjese e vllezerve tane shqiptare kur eshte nevoja dine te jene qytetare te civilizuar dhe pronare te vendit te vete. Krenari e verber, festa me flamur dhe shqiponjat me dy duar mund t’i bejme sa te duam por kur vjen puna dashuria per vendin tend duhet shprehet me vepra dhe gjeste konkrete! Mbas le te 🤞🏼✌🏼👐🏽🔴⚫️🇽🇰🇽🇰🇦🇱🇦🇱

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj) on Oct 7, 2019 at 12:46pm PDT

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Xhuli Nura merr vëmendje me veshje tradicionale shqiptare duke bërë fli

Xhuli Nura merr vëmendje me veshje tradicionale shqiptare duke bërë fli

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Kalo në kategori