Mediat serbe shkruajnë se pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në Kosovë ka ndodhur një tërmet i madh politik dhe paralajmërimi i një tranzicioni paqësor. Fituan partitë opozitare Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kurse për herë të parë që nga viti 2008, Partia Demokratike e Kosovës shkon në opozitë.
Një ditë pas zgjedhjes dhe shpalljes së fitores së Lëvizjes Vetëvendosje, pritet që Kurti ta formojë qeverinë me Lidhjen Demokratike të Kosovës, gjithashtu parti opozitare, para së cilës prinë me rreth 5,000 vota.
Kurti, ka thënë për portalin serb ‘N1’, përcjell Telegrafi, se bisedimet me serbët e Kosovës do t’i fillojnë në zyrën e Kryeministrit, në javën e parë.
I pyetur nëse ai do të formojë një qeveri me Listën Serbe, Kurti tha se ai do të përfshijë ato parti politike serbe që nuk janë Lista Serbe, duke sqaruar se Lista Serbe nuk është një parti politike, por një shtet.
“Përndryshe, Kushtetuta jonë thotë se duhet të ketë të paktën një ministër nga komuniteti serb në qeverinë tonë, por Kushtetuta nuk thotë se duhet të jetë nga Lista Serbe. Kështu që ne do t’i përqendrojmë prioritetet tona në pakicat si komunitete, jo si parti”, tha Kurti.
Duke folur për dialogun me Serbinë, ai theksoi se menjëherë pas formimit të Qeverisë, duhet të fillojnë bisedimet me Brukselin, respektivisht me Përfaqësuesin e ri të Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë.
“Pra kemi nevojë për një dialog rreth dialogut. Ne duhet ta përgatisim mirë dialogun, sepse nuk mund të dështojmë përsëri në këtë dialog, sepse do të kushtojë shumë. Do të shohim edhe ato 33 marrëveshje që kemi pasur nga 2011-2017, çfarë është përmbushur dhe çfarë jo dhe cilat janë ndikimet në jetën e njerëzve në Kosovë dhe një ditë do të fillojmë një dialog me Serbinë, i cili duhet të ketë parime të mira të forta ”, tha Kurti.
Kurti deklaroi se taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe nuk ishte politikë e partisë së tij, por se angazhohet për reciprocitet të plotë në të gjitha fushat dhe se reciprociteti ishte një parim i drejtë i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen
Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia
"Programi i kuponëve" MASHTI fton për aplikim familjet që janë përfituese të Skemës së Asistencës Sociale
Prokuroria Speciale po heton 1 mijë e 600 kontrata njëburimore
Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë
Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar