LAJMI I FUNDIT:

Ed Sheeran në rolin e spiunit britanik në klipin e ri

Ed Sheeran në rolin e spiunit britanik në klipin e ri
Ed Sheeran (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

Muzikanti i njohur britanik, Ed Sheeran, e ka publikuar videoklipin zyrtar për hitin më të fundit, “South of the Border”, që e ka realizuar në bashkëpunim me Camila Cabello dhe Cardi B.

Përmes një mini-filmi aksion në stilin e James Bondit, paraqitet karakteri Teddy Fingers (Ed Sheeran), Mariposa (Camila Cabello) dhe Cardi B (që e luan vetveten), përmes aktiviteteve të spiunazhit.


Ndërsa treshen spektakolare në këtë xhirim e ka shoqëruar ndikuesja Alexis Ren, si edhe aktorja dhe valltarja Paula Karmiryana.

Kënga “South of the Border” që veçmë i ka pushtuar të gjitha top-listat, është pjesë e albumit të fundit të këngëtarit, “No.6 Collaborations Project”, që u lansua në korrik të këtij viti.

Ky është albumi i parë i Sheeran që ka kryesuar me tri këngë: “I Don’t Care” (në bashkëpunim me Justin Bieber), “Beautiful People” (në bashkëpunim me Khalid) dhe “Take Me Back To London” (në bashkëpunim me Stormzy). /Telegrafi/