LAJMI I FUNDIT:

Tri raste të dhunës familjare brenda 24 orëve

Tri raste të dhunës familjare brenda 24 orëve
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se brenda 24 orëve në Kosovë kanë ndodhur tri raste të dhunës familjare.

Sipas raportit policor dy raste kanë ndodhur në Prishtinë ku dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje ndërsa një është liruar.

Kurse rasti tjetër ka ndodhur në Malishevë ku një i dyshuar është dërguar në mbajtje.


Rastet e dhunës familjare:

Prishtinë 06.10.2019 – 05:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, i cili nën ndikim të alkoolit e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 06.10.2019 – 16:00. Është raportuar se ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa familjarëve meshkuj dhe femra K/shqiptare, për shkak të mosmarrëveshjeve. Dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë ndihmë mjekësore. Janë arrestuar dy meshkuj K/Shqiptarë dhe me urdhër të prokurorit njëri nga ta është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Malishevë 05.10.2019 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti e ka rrahur bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori