LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq i kënaqur me rezultatet e Listës Serbe, i gatshëm të bisedojë me Kurtin

Vuçiq i kënaqur me rezultatet e Listës Serbe, i gatshëm të bisedojë me Kurtin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Lista Serbe arriti fitoren më bindëse në historinë e saj me 98.07 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe fitoi të gjitha 10 vendet në parlamentin e Kosovës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, Vuçiq tha se ishte një mesazh nga serbët nga Kosova se ata ishin të fortë dhe do të jenë në gjendje të mbronin interesat e tyre në Kosovë.


Në të gjitha vendet, siç ka shtuar Vuçiq, Lista Serbe mori më shumë se 90 për qind të votave në zgjedhjet e sotme në Kosovë.

Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që Vetëvendosje e Albin Kurtit, të dalë fituese e zgjedhjeve në Kosovë, e cila gjë, siç ka thënë ai, nuk do të ishte gëzim për të, por që nëse kjo ndodhë, Beogradi do të negociojë me të si një përfaqësues legjitim i shqiptarëve dhe se këto do të jenë bisedime të vështira.

Presidenti serb gjithashtu vlerësoi sonte se populli serb në Kosovë, me fitoren e Listës Serbe, “tregoi pjekuri dhe dashuri të madhe për Serbinë, mbrojti veten kundër zhdukjes dhe mori përfaqësim të fortë politik, me të gjitha dhjetë vendet në parlamentin e Kosovës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Lajme
Kalo në kategori