Gërhitja nuk është e lidhur me gjumin e keq, mirëpo shumicës u krijon probleme
Është i njohur fakti sa është monotone dhe irrituese gërhitja e fortë jo vetëm për personin i cili e ka këtë problem, por edhe për njerëzit përreth
Ndonëse ekziston teoria që gërhitja është e lidhur me gjumin e keq, hulumtimi i ri ka treguar që kjo megjithatë nuk është e vërtetë, transmeton Telegrafi.
Shkencëtarët kanë studiuar gërhitjen dhe kanë matur me mikrofon sa zëshëm dikush gërhet. Atëherë kanë ardhur në përfundim që gërhitja nuk është e lidhur me mënyrën e gjumit, si as me lodhjen gjatë ditës së ardhshme.
Pjesëmarrësit në vete kanë pasur nga një mikrofon të vogël, i cili ka xhiruar sa shpesh gërhasin, ndërkaq ditën e ardhshme janë detyruar të vlerësojnë sa mirë kanë fjetur.
Rezultatet kanë treguar që ata të cilët kanë gërhitur më shumë nuk kanë qenë më të lodhur se pjesëmarrësit e tjerë.
Veç kësaj, gërhitja nuk ka ndikuar as në kohën e gjumit, por as në atë sa herë janë zgjuar gjatë natës.
Në hulumtim kanë marrë pjesë 235 njerëz të cilëve u është matur gërhitja, ndërkaq 74 pjesëmarrës janë ndarë në tri grupe, ata të cilët kanë gërhitur pak, ata mesatarisht dhe ata që kanë gërhitur shumë.
Pas një dite i kanë pyetur sa kanë fjetur gjumë dhe sa ndihen të lodhur.
Është interesante që nuk është gjetur lidhshmëria midis intensitetit të gërhitjes dhe kohës të cilën e kanë kaluar në gjumë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nuk urinoni pas marrëdhënies intime? Simptomat zbulojnë infeksione
Embolia pulmonare është një pasojë më e madhe e vdekjes sesa ataku në zemër: Simptomat kryesore shihen në këmbë
Cilat ushqime kanë më shumë vitaminë C? Është e rëndësishme të mos e teproni, kjo është doza e lejuar
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City