LAJMI I FUNDIT:

Shtërpcë, tentim për të votuar me dokumente të Serbisë dhe në mënyrë të organizuar

Shtërpcë, tentim për të votuar me dokumente të Serbisë dhe në mënyrë të organizuar

Në komunën e Shtërpcës është parë një numër i madh i të interesuarve për te votuar nga komuniteti serb.

Disa persona kanë tentuar të votojnë me dokumente të Serbisë por që kjo nuk është lejuar si dhe është parë që votimi është realizuar në mënyrë te organizuar një grup prej 10 të rinjve serb kanë votuar të organizuar votim ky i ndaluar në Kosovë, raporton RTV Dukagjini.

Më pak se 10 metra nga qendra e votimit “Staja Markoviç” qendra më e madhe e votimit në Shtërpcë janë pare billborde të partive politike.


Një i moshuar serb është ankuar se po ka presion për te votuar po që për arsye të hakmarrjes nuk ka dashur të bëjë emrin publik.

Policia është pare në afërsi të qendrave të votimit për ta ruajtur sigurinë ./Telegrafi/