LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexhës nuk po i ecën mirë dieta, vazhdon të hajë ushqime shumë kalorike

Bebe Rexhës nuk po i ecën mirë dieta, vazhdon të hajë ushqime shumë kalorike
Bebe Rexha (Foto: Brad Barket/Getty Images/Guliver)

Megjithëse e ka treguar se nuk e ka kompleks, prapëseprapë Bebe Rexha po lufton me peshën e tepërt.

Artistja shqiptare e cila i ka bërë krenarë shqiptarët anë e mbanë botës me sukseset e saj, duket se do ta ketë vështirë të dobësohet përderisa nuk mund t’i rezistojë ushqimit.


Muaj më parë, ajo në një postim në Twitter tha se dëshiron të dobësohet, por që është shumë e vështirë dhe nuk po mund t’ia dalë.

Bebe Rexha (Foto: Theo Wargo/Getty Images/Guliver)

Aq më shumë këtë fakt e forcon edhe imazhi i fundit që ajo hodhi në InstaStory, ku shfaqej në veturën e saj teksa ushehej me disa patate të skuqura – ushqim ky që njihet si kalorik dhe jo i duhuri për dietë.

Kur ishte shumë e dobët dhe jo e famshme sa sot, ndryshimi drastik i Bebe Rexhës ndër vite
Lexo po ashtu Kur ishte shumë e dobët dhe jo e famshme sa sot, ndryshimi drastik i Bebe Rexhës ndër vite

“Si po ju shkon juve dieta”, shkroi Bebe Rexha në mbishkrimin e fotografisë, duke treguar kështu me trishtim se asaj nuk po i ecën mbarë.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Në fillim të këtij viti, këngëtarja me prejardhje shqiptare pushtoi mediat botërore me lajmin se si të gjithë shtëpitë e mëdha të modës kishin refuzuar dizajnimin e fustanit të saj, për në “Grammy”, me pretekstin se përmasat e saj ishin shumë të mëdha.

Që nga ajo kohë, Bebe Rexha nuk ka hezituar që të tregohet edhe më transparente me fansat e saj, duke publikuar për fansat në rrjetet sociale imazhe të zakonshme, se si ajo duket në përditshmëri, ose duke vënë në pah linjat e saj ani pse nuk janë edhe aq atraktive për shkak të peshës. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)