Qeveria dhe opozita në Tiranë u përfshinë edhe sot në një tjetër debat mbi drejtësinë, këtë radhë jo për ecurinë e reformës në sistemin gjyqësor, por për presione të drejtpërdrejta ndaj saj.
Shkak për këtë u bë ndjekja nga afër brenda në sallën e gjyqit prej zv.kryeministrit Erjon Braçe të një procesi gjyqësor ndaj ish-drejtorit të Kadastrës së Durrësit, i akuzuar për shpërdorim detyre.
Zoti Braçe tha se mori pjesë “në një seancë të hapur gjyqësore ndaj një punonjësi të shtetit, të cilit po i bëhet prej një muaji presion kriminal për të ligjëruar ndërtime të parregullta në këmbim të një dënimi për akuza të paqena”.
Ai më tej hyri në një mori detajesh të procesit gjyqësor, duke përsëritur shpesh se prokurori gënjeu gjykatën, dhe duke ekspozuar vazhdimisht dokumenta nga dosja gjyqësore.
Opozita reagoi menjëherë ndaj komenteve të zv.kryeministrit në konferencë shtypi dhe vajtjes së tij personalisht në sallën e gjyqit, duke i quajtur si presione të hapura ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.
“Dje dhe sot, Erjon Braçe dhe Edi Rama i bënë presion drejtësisë në sallën e gjyqit për të mbrojtur një zyrtar të emëruar nga vetë ata dhe që akuzohet për shpërdorim detyre nga një prokuror, që “është në shërbim të bandave të Durrësit”, sipas tyre. Kryeministri duhej të kërkonte arrestimin e prokurorit, që i shërben bandave, si dhe nxjerrjen para drejtësisë të këtyre bandave, të cilat ai i njihka, por nuk ua përmend emrin” – tha përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, Zërit Amerikës.
Politikani opozitar theksoi se pjesëmarrja e paprecedente e një zëvendëskryeministri në një seancë gjyqësore dhe shantazhi publik ndaj gjyqësorit nuk i shërben ligjit, të vërtetës, e as drejtësisë.
Socialistët dhe opozita po zhvillojnë prej më se 3 vjetësh një debat të ashpër mbi reformimin e sistemit gjyqësor, duke shkëmbyer akuza për kapjen e gjykatave dhe prokurorive me emërimin e përkrahësve të tyre.
Ndërsa tani debati i tyre po zbret në sallat e gjyqeve konkrete me dosje dhe akuza konkrete, dhe jo më në gjykata periferike për çështje të vogla, por në gjykatat e qyteteve më të mëdha të vendit dhe për çështje me rëndësi, mes të cilave edhe dosjet e pronave dhe ndërtimeve, ku përdoren miliona euro.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite