Albin Kurti viziton shtëpinë muze të pavarësisë, flet për takimin e dikurshëm me Ibrahim Rugovën
Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vizituar Shtëpi Muze të Pavarësisë.
Ai ka thënë se në këtë vend e ka filluar veprimtarinë e tij politike, ish-presidenti Ibrahim Rugova.
“E filluam ditën me vizitën në kryeqytetin e Lëvizjes, në Prizren dhe tash jemi këtu te muzeu i Pavarësisë, ku ishte shoqata e shkrimtarëve të Kosovës dhe ku e filloi veprimtarinë e tij politike presidenti Ibrahim Rugova”.
“Në këtë shtëpi po ashtu së bashku me Adem Demaçin në vitin 1999, kemi mbajtur mbi 15 konferenca për shtyp, si zyre e përfaqësisë së Përgjithshme politike e UÇK-së”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se gjashtë prej këtyre konferenca i ka mbajtur pa Adem Demaçin, për arsye të ndryshme.
Kurti më tej ka shtuar me ish-presidentin Rugova është takuar edhe pse nuk janë pajtuar, duke shtuar se e vlerëson insistimin e tij për liri dhe pavarësi.
“Me presidentin Rugova unë jam takuar këtu në vitin 1997 dhe takimet tona kanë qenë konstruktive edhe atëherë kur nuk jemi pajtuar”.
“Unë e vlerësoj insistimin e tij për liri dhe pavarësi dhe kundër okupimit, shtypjes që bënin administrata serbe ndaj shqiptarëve vitet e 80-ta”, ka thënë Kurti para gazetarëve.
E pikërisht në këtë vend, Kurti ka thënë se është marrë vendim që të mbahet protesta studentore e 1 tetorit, ndonëse ishte prolonguar që të mbahet me 1 shtator.
“Në këtë vend jemi takuar për të vendosur për protestë. E protesta e prolonguar për 1 shtator u shty me 1 tetor, sepse kështu u kërkua prej nesh mirëpo në Universitetin e Prishtinës, ne arritëm që së bashku me rektorin e ndjerë Ejup Statovcin, ta ngrisim protestën e planifikuar studentore, në mënyrë që të dalin bashkë studentët me profesorët edhe të veçantën e protestës e bënë që nuk ishin studentët kundër profesorëve, por gjithë kundër okupimit serb”, ka thënë ai, raporton Ekonomia Online.
“Në këtë shtëpi që sot quhet muze ka pasur shumë më tepër aktivitet, ka pasur shumë vendime të rëndësishme, që të ketë kaq pak eksponate sot dhe jo vetëm që ka pak, të njëjtën kohë mirëmbajtja mungon e është për të ardhur keq se ata e kanë pasur edhe ministrinë e Kulturës dhe nuk janë kujdesur për këtë shtëpi-muze të veprimtarisë së ish-presidentit Ibrahim Rugova”, ka thënë Kurti.
Ai ka premtuar se nëse vjen në qeveri, kjo shtëpi-muze do të restaurohet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Pse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë