LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora në bisedime për filmin e ri “Oliver Twist” – ajo mund të luajë rolin e një prej personazheve kryesorë, Artful Dodger

Rita Ora në bisedime për filmin e ri “Oliver Twist” – ajo mund të luajë rolin e një prej personazheve kryesorë, Artful Dodger

Rita Ora thuhet se ka zhvilluar diskutime me shtëpinë e madhe të filmave, Disney, rreth xhirimit të një filmi të ri muzikor, bazuar në romanin e autorit të famshëm Charles Dickens, “Oliver Twist”.

Ajo është diskutuar se mund të luajë një nga personazhet kryesorë të romanit, të quajtur Artful Dodger, shkruan The List, transmeton Telegrafi.


Këngëtarja 28-vjeçare – e cila është shfaqur në tre filmat e sagës “Fifty Shades”, thuhet se ka zhvilluar diskutime me Disney-n në lidhje me portretizimin e një personazhit Artful Dodger në filmin e ri, i cili pritet të quhet “Twist”.

Artful Dodger – roli që mund t’i besohet artistes me prejardhje shqiptare, për ta luajtur në filmin “Twist”

Një burim pranë zhvillimit të kësaj ngjarje tha: “Rita ka zhvilluar diskutime për rolin dhe vlerëson se me të vërtetë mund ta ndihmojë zhvillimin e saj si aktore”.

“Filmi do të jetë dukshëm ndryshe nga versioni origjinal, por personazhi i saj do të bazohet lirshëm në Artful Dodger”.

Në fillim e mohoi, por më pas Liam Payne la të dyshohej se performancat 'e nxehta' me Rita Orën ndikuan në ndarjen e tij nga gruaja
Lexo po ashtu Në fillim e mohoi, por më pas Liam Payne la të dyshohej se performancat 'e nxehta' me Rita Orën ndikuan në ndarjen e tij nga gruaja

Skenari i filmit pritet të jetë marrje bashkëkohore e filmit origjinal muzikor të dramës së vitit 1968, i cili u bazua në romanin e Charles Dickens të viteve 1800, “Oliver Twist”.

Rita Ora (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Burimi vazhdoi më tej duke thënë për The Sun se: “Bisedimet janë duke vazhduar, por ajo është e etur për ta bërë atë të ndodhë dhe ekipi i realizimit ka qenë me të vërtetë i mahnitur me Ritën deri më tash”.

“Filmi do të jetë masiv dhe tashmë ka shumë lëvizje rreth tij në industri, kështu që është shumë emocionuese për të”, ka thënë burimi tutje.

Rita Ora (Foto: Stefania M. D’Alessandro/Getty Images/Guliver)

Në libër dhe film, jetimi Oliver Twist shpëton nga shtëpia e fëmijës ku ai u rrit, dhe arratiset në Londër, ku takon Artful Dodger, që është pjesë e një bande të mashtrimeve të të miturve të udhëhequr nga një person më i vjetër i quajtur Fagin.

Në vitin 2016, spekulohej se Ice Cube mund të jetë i përzgjedhuri për të luajtur rolin e Fagin, dhe gjithashtu mund të ketë një dorë në prodhimin e projektit.

Për më tepër, vitin e kaluar, këngëtarja Adele u tha se po kërkohej nga regjisorët e filmit që të luante personazhin në film. /Telegrafi/

Këngëtarja e famshme, Adele, ka marrë ofertë për të luajtor rolin e Nancy-t në filmin “Twist”

Në trend Magazina

Më shumë
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori