LAJMI I FUNDIT:

Beogradi presion ndaj serbëve të veriut për të votuar Listën Serbe në zgjedhjet e 6 tetorit

Beogradi presion ndaj serbëve të veriut për të votuar Listën Serbe në zgjedhjet e 6 tetorit

Serbët e veriut, të punësuar nëpër institucione shtetërore, po urdhërohen, madje edhe kërcënohen me vende pune nga drejtuesit e këtyre institucioneve, që të votojnë pesë kandidatët e parë të Listës serbe për deputetë në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës, ndërsa serbët e jugut, urdhërohen të votojnë pesë kandidatët e dytë, përkatësisht nga numri 6-10, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Një qytetare serbe (emri i njohur për redaksinë) që punon në njërën prej shkollave në veri të Mitrovicës, ka folur në kushte anonimiteti për KosovaPress, duke thënë se të mërkurën drejtori i saj e ka urdhëruar që më 6 tetor, në ditën e zgjedhjeve, të votojë Listën serbe dhe kandidatët për deputetë prej numrit 1 deri në 5.

“Sot njëra prej kolegeve më tha se duhet të lajmërohem tek drejtori sepse paska diçka të rëndësishme me më thënë. Pasi u lajmërova në zyrën e tij, ku ishim veç ne të dy, më urdhëroi që në zgjedhjet e së dielës, së bashku me familjarët e mi të votojë Listën serbe dhe pesë kandidatët e parë në listë, për deputetë. Ndryshe, rrezikoj vendin e punës”, ka thënë kjo qytetare.


Ajo shtoi se më vonë ka kuptuar që pothuajse të njëjtën gjë drejtori u kishte thënë edhe kolegëve të tjerë, secilit veç e veç. Sipas kësaj qytetare, e njëjta gjë po ndodhë edhe me qytetarët serbë të jugut të Kosovës, të cilët detyrohen të votojnë për Listën serbe dhe kandidatët për deputetë prej numrit 6 deri në 10.Këtë e ka mësuar, siç u shpreh ajo, nga një kolege e cila punon në Graçanicë, ndërsa një vendim i tillë është marrë pas konsultimeve të fundit të disa anëtarëve të Listës serbe me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

KosovaPress-i ka arritur të sigurojë letrën e cila në formë të udhëzuesit po ju shpërndahet qytetarëve të katër komunave veriore dhe që konfirmon se kë duhet votuar ata.Ndryshe, pesë emrat e para për deputetë në listën e kësaj partie janë, Igor Simiq, Zoran Mojsiloviq, Miljana Nikoliq, Sllavko Simiq, dhe Ivan Todosijeviq.

Ky i fundit ishte shkarkuar nga kryeministri Haradinaj, për shkak se masakrën e Reçakut e cilësoi si një “trillim të shqiptarëve”, dhe shqiptarët që luftuan për çlirimin e Kosovës i quajti “terroristë”.Ndërsa, në grupin e dytë, për të cilët qytetarët serbë jo të veriut, por të pjesëve tjera të Kosovës duhet të votojnë, janë Jasmina Dediq, Milosh Peroviq, Ljubinko Karaxhiq, Verica Çeraniq dhe Branisllav Nikoliq.

Në trend

Më shumë
Rozana Radi ia thotë në sy Gerta Gixharit: Pse nuk flet me motrën tënde Oltën? Ajo ma ka uruar mua fitoren

Rozana Radi ia thotë në sy Gerta Gixharit: Pse nuk flet me motrën tënde Oltën? Ajo ma ka uruar mua fitoren

Magazina

"Vuçiq në burg", qytetarët serbë në veri mbajnë 15 minuta heshtje për viktimat në Novi Sad

Rajoni i Mitrovicës
Xuxi: Finalisti më i dobët është Driloni, nëse e fitoj BBVK - me paratë e çmimit dua ta shëroj vajzën

Xuxi: Finalisti më i dobët është Driloni, nëse e fitoj BBVK - me paratë e çmimit dua ta shëroj vajzën

Magazina
Autoritetet e Serbisë i mbyllin punonjësit brenda ndërtesave qeveritare - nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme

Autoritetet e Serbisë i mbyllin punonjësit brenda ndërtesave qeveritare - nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme

Serbia
Aldo dhe Egli e nisin mëngjesin me një përqafim të ngrohtë në krahët e njëri-tjetrit

Aldo dhe Egli e nisin mëngjesin me një përqafim të ngrohtë në krahët e njëri-tjetrit

Magazina
Spekulimet për orientimin seksual, reagon për herë të parë miku i Jozit: Familja e tij është në gjendje të rëndë

Spekulimet për orientimin seksual, reagon për herë të parë miku i Jozit: Familja e tij është në gjendje të rëndë

Magazina
Kalo në kategori