LAJMI I FUNDIT:

Me pantallona të shkurtra dhe xhup sportiv, Kim Kardashian duket atraktive teksa shkon në ligjërata

Me pantallona të shkurtra dhe xhup sportiv, Kim Kardashian duket atraktive teksa shkon në ligjërata

Ajo është e njohur për orarin e saj të rreptë të aktiviteteve gjatë ditës.

Por, pavarësisht nga të gjitha detyrat e saj në shtëpi dhe në biznes, Kim Kardashian u sigurua të tregojë interesim për të ndjekur ligjëratat, pasi ajo tashmë është një studente e juridikut, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

38-vjeçarja u fotografua së fundmi e veshur me një xhup dhe pantallona të shkurtra vrapimi, ndërsa ajo nxitoi për në klasë duke mbajtur në duar një mori librash.


Nëna e katër fëmijëve dukej komode me një triko dhe kapuç, me xhupin e saj mëngë të gjata.

Kim vuri në pah linjat e saj atraktive, ndërsa dukej edhe më tërheqëse me modelin e saj me flokë të shkurtra.

Këmbët e saj të tonifikuara dhe të rrezatuara i jepnin një pamje edhe më sportive.

Ylli i serialit “Keeping Up With The The Kardashians” u sigurua që makijazhi i saj të ishte i patëmetë kur të hynte në klasë për ligjëratat ligjore.

Kim mbante iPhone-in e saj në njërën dorë dhe librat në dorën tjetër.

Qëllimi i saj i ri në karrierë u njoftua në fillim të këtij viti, kur ajo pranoi gjatë muajit prill që shkolla e drejtësisë opër të ishte në horizont, me shpresë se do të merrte licensën në vitin 2022.

Krahas studimeve të vështira, ajo po ndjek edhe praktikën në një firmë ligjore në San Francisko. /Telegrafi/