LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen katër persona në Deçan

Arrestohen katër persona në Deçan
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e Sektorit hetimeve pranë Stacionit policor në Deçan me datat 29.09.2019 dhe 01.10.2019 kanë arrestuar katër persona të dyshuar për veprat ‘ Lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘ Kanosje’

“Më datë 29.09.2019 rreth orës 21:47 Policia ka pranuar informacion se në fshatin Irzniq të komunës së Deçanit, ishte një rast i rrahjes.


Menjëherë vendin e ngjarjes kanë shkuar njësitet relevante të policisë, por personat e dyshuar ishin larguar nga aty, ndërsa një person viktimë ishte dërguar në QKMF Deçani për t’i ofruar ndihmën adekuate mjekësore.

Hetuesit menjëherë kanë kontaktuar viktimën dhe nga mjekët janë njoftuar se viktima kishte lëndime të rënda në kokë, por ishte jashtë rrezikut për jetën, edhe pse ishte i goditur nga shufra e metalit.

Hetuesit menjëherë janë vënë në kërkim të dyshuarve dhe kanë arrestuar dy të dyshuar, shtetasit V.H. (1990) dhe një person i mitur”, thuhet në njoftimin për media.

I dyshuari i parë është ndaluar, ndërsa i mituri me vendim të prokurorit shtetit lirohet në procedurë të rregullt.

Gjatë zhvillimit hetimeve hetuesit kanë identifikuar edhe dy të dyshuar të inkriminuar në ketë rast dhe më datë 1 tetor 2019 kanë arrestuar shtetasit V.H.(1994) dhe G.H.(1989), të cilët pas intervistimit janë ndaluar me vendim të prokurorit shtetit, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori