Djali i Robert F. Kennedy ka zbuluar në mënyrë sensacionale vrasësin ‘e vërtetë’ të babait të tij dhe bëri thirrje për një hetim të ri – gjysmë shekulli pasi politikani amerikan u qëllua për vdekje pas një fitore fushate në Los Angeles.
“Bobby” Kennedy, 65 vjeç, u vra në hotel Ambassador pasi Sirhan Sirhan qëlloi me shumë plumba nga një armë zjarri.
Ai vdiq në 6 qershor 1968, rreth 26 orë pasi u qëllua mbi të. Një burrë palestinez i quajtur Sirhan u dënua për vrasjen.
Dhe ndërsa Robert Kennedy Jr pranon që Sirhan gjithashtu shtiu me armë atë natë, ai pretendon se plumbat që vranë babanë e tij vinin nga një armë tjetër, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Z. Kennedy pretendon se ishte, në të vërtetë, roja e sigurisë së hotelit Thane Eugene Cesar që bëri të shtënat fatale.
Në një postim në faqen e tij në Instagram, ai shkroi: “Provat bindëse sugjerojnë që Cesari vrau babanë tim”.
“Cesari priste në qilar ndërsa babai im fliste në sallë, pastaj kapi babanë tim nga bërryli dhe e udhëzoi në drejtim të Sirhanit. Sirhan qëlloi dy të shtëna drejt babait tim përpara se të zgjidhej. Sirhan zbrazi revolverin e tij duke shkrepur 6 të shtëna të tjera në drejtim të kundërt… Nga deklarata e tij, Cesari ishte drejtpërdrejt pas babait tim duke mbajtur bërrylin e djathtë me armën e tij të tërhequr kur babai im ra mbrapa. Sipas mjekut ligjor, Dr Thomas Noguchi, të katër të shtënat që goditën babanë tim ishin të shtëna ‘kontakti’ nga prapa babait tim me fuçi duke prekur ose gati duke prekur trupin e tij”, ka thënë ndër tjerash ai.
Kennedy Jr vazhdoi të thotë se provat e reja ishin baza që hetimi të rihapej. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Armët perëndimore kundër objektivave në Rusi?
IDF-ja izraelite vret 20 militantë të Hamasit gjatë operacionit për marrjen nën kontroll të pjesës kufitare të Gazës
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'