Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, gjatë tubimit elektoral në Pejë, tha se nuk ka para që e blenë vullnetin e qytetarëve të Kosovës, të cilët tashmë janë përcaktuar për ndryshimin e madh në Kosovë, duke i besuar Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Oponentët tanë të kapluar nga dëshpërimi i humbjes po tentojnë të blejnë vullnetin e qytetarëve. Por vullneti i pejanëve dhe i banorëve tjerë të Kosovës nuk blihet pasi askush nuk është i gatshëm të shesë të ardhmen e fëmijëve tek ata që e rrënuan shtetin e Kosovës. Ndryshim historik po vjen më 6 tetor. Ora e ndryshimit po vjen dhe ky ndryshim që sot për rikonfirmohet në Pejë është rikonfirmuar në Prishtinë dhe në tërë Kosovën”, ka thënë Osmani.
Ajo theksoi se LDK do t’i ofrojë Kosovës një qeveri më duar të pastra e cila ja kthen shpresën rinisë kosovare.
“Rikthimi i LDK-së do të thotë rikthim i shpresës. Do të thotë rikthim i besimit ndaj partnerëve ndërkombëtarë. Ne do t’i kthejmë miqtë tanë dhe do të ndërtojmë ura me ta, sepse siç e thoshte edhe presidenti historik, Ibrahim Rugova, shtëpia nuk mbahet pa miq”, potencoi Osmani.
Në qeverinë e LDK-së, sipas Osmanit, në Pejë do të vazhdojnë projektet zhvillimore.
“Me qeverisjen tonë, vëmendja e qeverisë do të kthehet tek komunat. Në Pejën tonë nuk do të ketë projekte të ndërprera, nuk do të ketë mosbashkëpunim me pushtetin lokal, do të kujdesemi që projekti Borea dhe projekte të ngjashme të gjenerojnë vende të reja të punës për rininë. Do të kujdesemi që pasuritë tona dhe burimet e ujit të mos përdoren për interesa të partive politike. Hidrocentrale politike nuk i duhen Kosovës dhe të tillat nuk do t’i lejojmë”, ka pohuar kandidatja e LDK-së për kryeministre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj