LAJMI I FUNDIT:

Një qese çaji përmban 16 mikrogramë plastikë: “Konsiderojmë që kjo është tepër”

Një qese çaji përmban 16 mikrogramë plastikë: “Konsiderojmë që kjo është tepër”

Shkencëtarët kanadezë kanë zbuluar që zhytja e qeses plastike të çajit në temperaturë prej 95 gradësh Celsius liron rreth 11,6 miliardë pjesëza mikroplastike në vetëm një filxhan çaj

Fjala është për copëzat shumë të imta të madhësisë midis 100 nanommetra dhe pesë milimetra, ndërkaq thonë ata, kjo është disa herë më shumë se në artikujt e tjerë, transmeton Telegrafi.

Kripa e kuzhinës, e cila ka nivel relativisht të lartë të kësaj materie, përmban përafërsisht 0,005 mikrogramë plastikë në një gram.


“Filxhani i çajit i përgatitur nga qesja ka një mijë herë sasi më të mëdha plastike, madje 16 mikrogramë në një filxhan”, ka theksur dr. Natali Tufenkji i Universitetit McGill.

Analizat e qeseve të zhytura janë bërë me mikroskop elektronik dhe spektroskopi, ndërsa për të treguar dëmin e mikroplastikës, shkencëtarët në të njëjtin ujë kanë vendosur insekte të ujit të cilat, në të vërtetë, nuk kanë ngordhur, mirëpo dukshëm ka pasur pasoja në sjellje dhe malformacione në zhvillim.

Derisa të mos bëhen hulumtime plotësuese, shkencëtarët kanadezë këshillojnë përdorimin e çajit në qese letre, apo në formën e thatë burimore. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori