LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Vizioni i Jusuf Gërvallës për Kosovën është realizuar

Haradinaj: Vizioni i Jusuf Gërvallës për Kosovën është realizuar

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka kujtuar Jusuf Gërvallën në ditën e lindjes së ideatorit të lëvizjes për liri e pavarësi.

Haradinaj tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës e gdhendi në emblemën e saj emrin e Jusuf Gërvallës, ndërsa vizioni i tij për Kosovën është realizuar.


“Në 76-vjetorin e lindjes, kujtojmë ideatorin e lëvizjes kombëtare për liri e pavarësi, Jusuf Gërvalla, idetë e të cilit u jetësuan nga populli shqiptar. Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e gdhendi në emblemën e saj emrin e tij, si një liridashës të paepur të kauzës sonë. Vizioni i tij për Kosovën, u realizua. Urime ditëlindja Jusuf!”, shkroi Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/