LAJMI I FUNDIT:

Pitoni gjigant fillon t’i ndjekë ata dhe veturën e tyre, momenti kur turistët largohen të tmerruar

Pitoni gjigant fillon t’i ndjekë ata dhe veturën e tyre, momenti kur turistët largohen të tmerruar

Ky është momenti kur një piton gjigant afrikan tentoi të hipte mbi një automjet diku në Afrikën e Jugut, duke tmerruar pasagjerët.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të alarmuar nga zvarraniku i madh, turistët e jetës së egër hidhen në makinat e tyre dhe tentojnë të kthehen mbrapa, por gjarpri mbetet në ndjekje të tyre.


Bëhet fjalë për pamje që tregojnë një gjarpër të madh prej rreth 5 metrash në një rrugë pranë qytetit bregdetar të Durbanit.

Në video, një kameraman vë në skenë pitonin e madh të ulur nën një varkë.

Ndërsa hyjnë për të inspektuar atë, gjarpri përqendron vëmendjen e tij në një Land Rover para tij, duke u ngritur drejt automjetit ndërsa kameramani përpiqet të rrëmbejë bishtin e tij.

Zvarraniku më pas përpiqet të ngjitet mbi makinën, pasi shoferi i tmerruar fillimisht duket i pasigurt nëse do të dalë nga makina apo do të mbyllë dyert për siguri.

Me gjarprin që po shkonte më tej, ai vendos të futet brenda. /Telegrafi/