LAJMI I FUNDIT:

Cakaj takon Greminger: Shqipëria gati për kryesimin e OSBE

Cakaj takon Greminger: Shqipëria gati për kryesimin e OSBE

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë qëndrimit në Nju Jork, zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger.

Fokus i diskutimeve të takimit ishin përgatitjet teknike dhe politike të Shqipërisë, për marrjen e kryesisë së OSBE-së në vitin 2020.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Cakaj ka shkruar se Shqipëria është duke kryer të gjitha detyrat e nevojshme lidhur me marrjen e Kryesisë së OSBE-së nëpërmes Task Forcës së ngritur në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Misionin e saj në Vjenë, në bashkërendim të plotë me vendet pjesëmarrëse.


“Në kuadër të mbledhjeve të shumta në New York, takova edhe njëherë Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger.

Në takim diskutuam veçanërisht për gamën e përgatitjeve teknike dhe politike të Shqipërisë për të marrë Kryesinë e OSBE-së në vitin 2020.

Gjykuar nga këndvështrimi organizativ, Shqipëria është duke kryer të gjitha detyrat e nevojshme nëpërmes Task Forcës së ngritur në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Misionin e saj në Vienë, në bashkërendim të plotë me vendet pjesëmarrëse. Po ashtu, krahas ndihmës së madhe të asistencës ndërkombëtare që i është bashkangjitur skuadrës shqiptare, diplomatët shqiptarë të angazhuar në çështjet e OSBE-së i janë nënshtruar ushtrimeve të veçanta.

Gjykuar nga këndvështrimi politik, Shqipëria ka paraqitur prioritetet fillestare të Kryesisë së saj që shtrihen në të gjitha dimensionet e angazhimeve të OSBE-së, ushtarake-politike, ekonomiko-mjedisore dhe të drejtat themelore të njeriut.

Po ashtu, si Kryesuese e tanishme e Grupit të Mesdheut, Shqipëria është duke përmbyllur të gjitha detyrimet e saj për të pasur një
konferencë dinjitoze në muajin tetor në Tiranë”, ka shkruar ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori