Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, në tubimin e sotëm me qytetarë të Malishevës premtoi se Nisma do të jetë afër atyre që kanë nevojë për mbështetjen e shtetit, teksa tha se “Bashkë për shtetin”, për fillimisht do ta mbyllë dialogun Kosovë-Serbi, ku do të del Kosova fituese.
Lideri i Nisma në vendlindjen e tij, u premtoi fermerëve dhe bujqve se në mandatin katërvjeçar do të ketë zhvillim të madh në bujqësi. Limaj tha se në katër vjetët e ardhshëm bujqësia do të jetë e para në rajonin e Kosovës.
Po ashtu mbështetje tjetër pritet të jetë edhe përkrahja për ndërmarrësit dhe pakoja sociale, pasi sipas Limajt, janë dëshmuar se për një vit e gjysmë, 27 mijë familje janë trajtuar anekënd Kosovës. Para bashkëvendësve të tij, Fatmir Limaj tha se burimi i mbështetjes së fuqishme mbetet vendlindja e tij, Malisheva.
“Sot Malisheva, në këtë sallë të sportit po iu thotë të gjithë atyre pazarxhinjve, se Malisheva është e Nisma Socialdemokrate dhe është fuqia kryesore. Malisheva ka vendosur të jetë kundër tuxharëve, pazarxhinjve, mashtruesve që janë të gatshëm të japin vendin e vet për çështje të parëndësishme, të bëhen pazare me fatin e vendit të vet. Pra, Malisheva ka vendosur”, theksoi Limaj.
Lideri i Nisma Socialdemokrate në këtë tubim kritikoi ashpër fjalimin e kundërkandidatit të tij, Albin Kurti, i cili ka qenë gjatë ditës në Malishevë lidhur me autostradën, duke thënë se me mashtrime dhe me sharje nuk shkojnë këto punë.
“Të vijë në Malishevë, e të kërkoj vota, dhe të thotë se autostrada e ka mbytur Malishevën, kjo nuk ka lidhje as për ekonomi e as për shtet. E ju e dini kush ka qenë sot në Malishevë, janë mësuar me sharë nja 15 vjet e tash me fol për ekonomi”, theksoi Limaj.
Jakup Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate tha se pushteti i ardhshëm është në duart e qytetarëve, dhe më 6 tetor duhet votuar koalicionin “Bashkë për shtetin”, në krye me Fatmir Limaj, pasi është ardhmëria e Kosovës.
“Më 6 tetor është dita kur duhet bërë ‘Bashkë për shtetin’, për shtetin e mirëqenien sociale, bashkë për shtetin solidar, dhe bashkë për shtetin e së drejtës. Më 6 tetor është dita kur me bindje të plotë dihet të votohet koalicioni Bashkë për shtetin, dhe Fatmir Limaj për kryeministër të Kosovës. Bashkë për shtetin e në krye me Fatmir Limaj është ardhmëria e Kosovës. Ky fat për Malishevën, për Kosovën është në numrin 122, më konkretisht në numrin 1 të Nismës”, tha Krasniqi.
Në këtë tubim, Limaj ka prezantuar kandidatët për deputetë në këtë komunë, për të cilët kërkoi mbështetjen e qytetarëve./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBabai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite
Vendosni patate në këpucë, truku që do t'ju 'shpëtojë jetën'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite