LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Më 6 tetor përcaktohet koalicioni me qytetarët dhe SHBA-në, apo i konfrontimit

Veseli: Më 6 tetor përcaktohet koalicioni me qytetarët dhe SHBA-në, apo i konfrontimit

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli thotë se më 6 tetor, qytetarët do të vendosin nëse janë për një koalicion me ta, apo për atë të konfrontimit. E që sipas tij ky koalicion do të jetë Kurti-Mustafa.

Ai para përkrahësve të tij në Komunën e Istogut tha se për dy vjet qeverisje do të legalizohen pronat, në të cilat jetojnë qytetarët e vendit, që ende nuk kanë.

Ai në këtë tubim elektoral, premtoi përkrahje për qytetarët e Istogut në sektorin e bujqësisë dhe atë të blegtorisë.


“6 tetori është para nesh, e cila do të jetë vendimtare për të ardhmen tonë, është një ditë referendumi, ku do të vendos Istogu dhe Kosova jonë. Më 6 tetor do të përcaktohet saktësisht, do të jemi një qeverisje, e cila do të jetë në koalicion me SHBA-në dhe qytetarët e vendit, për një ekonomi prodhuese, për një zhvillim të fuqishëm, i cili u krijon shpresë dhe besim njerëzve tonë, apo do të kemi një koalicion i cili na konfronton mes nesh, i vili krijon një jo-shpresë, e ky koalicion është Kurti-Mustafa”, tha Veseli.

Veseli tha se Kosova dhe qytetarët e saj duhet të bëhen bashkë, për një Kosovë ku sundohet ligji dhe korrupsioni.

“Do të fuqizojmë të rinjtë dhe të rejat, merruni me sektorin e informacionit, fuqizone vetën dhe ne do të jemi krahë jush. Mësoni gjuhët e huaja, e ardhmja është teknologjia e inovacionit dhe teknologjia e informacionit. Do të përkrahim ndërmarrësinë, asnjë tatim të ri nuk do të ketë, përkundrazi do të ulim të gjitha tatimet. Do të ngris zyrat që kanë për qëllim legalizim të pronave të Kosovës. Janë 350 mijë prona pa leje, janë me mija e mijëra shtëpi që ne jetojmë bashkërisht me dhjetëra vite, dhe nuk kanë tapi për tokë. Për dy vite maksimum do të legalizohen të tëra pronat në Republikën e Kosovës”, ka shtuar Veseli.

Veseli mes tjerash ka premtuar edhe përkrahje ndaj familjarëve të dëshmorëve të kombit. Nga Istogu ka premtuar edhe rritjen e pensioneve.

Lulzim Shoshi, kryetar i degës në Istog tha se duhet të jetë pikësynim bujqësia në Istog.

“Prezenca juaj këtu tregon që Partia Demokratike e Kosovës po rritet shumë në Istog. Kryeministër po ju premtoj që tubimet tjera do i organizojmë jashtë se nuk ka sallë që na nxen. Kanë mbetur edhe pesë ditë deri në fund, ju ftoj që të jepni maksimumin që më 6 tetor që të mos lëjmë votë pa votuar për Partinë Demokratike të Kosovës”, tha ai.

Kandidatët për deputetë nga Istogu janë Kaltrina Arifaj dhe Lulzim Shoshi./kp/Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Magazina
Kalo në kategori