LAJMI I FUNDIT:

Kancelari Kurz mbështet Shqipërinë për bisedimet me BE-në

Kancelari Kurz mbështet Shqipërinë për bisedimet me BE-në

Sebastian Kurz triumfoi sërish në Austri, ku partia e tij konservatore fitoi shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare të së dielës, të cilat sollën gjithashtu një humbje të ndjeshme për partinë e ekstremit të djathtë FPO.

E gjithë kjo situatë tregon se ndoshta mund të ketë një lloj zhvendosje të kursit më majtas te vendit, por Norbert Mappes-Niediek mendon se kush është më i vëmendshëm dhe e ka ndjekur edhe fushatën zgjedhore në shtator do të dalë në një tjetër përfundim.

“Vërtet që koalicioni i i konservatorëve të ÖVP-së dhe të djathtëve të FPÖ-së para dy vitesh së bashku morën katër përqind më shumë vota, vërtet që Të Gjelbrit me 3.8 për qind dolën nga parlamenti para dy vitesh e u rikthyen tani në mënyrë spektakolare, por kjo nuk do të thotë se ka ndryshuar shumë atmosfera e zgjedhësve dhe orientimi i tyre”, thotë analisti.


Ish-kancelari, Sebastian Kurz përfaqëson dhe administron një konsensus të gjerë konservator, është më mirë kështu siç jemi.

Sebastian Kurz fitoi bindshëm zgjedhjet në Austri
Lexo po ashtu Sebastian Kurz fitoi bindshëm zgjedhjet në Austri

Triumfi i Kurzit praktikisht, nënkupton se nuk do të ketë luhatje të mëdha nga linja e ndjekur deri tani prej Austrisë, e kjo ndoshta do të reflektohet edhe në politikën e jashtme.

Por cili ka qenë qëndrimi i tij ndaj çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE? Majin e 2018-së, kur drejtonte ekzekutivin austriak, Kurz qe shprehur se Shqipëria është në rrugën e drejtë drejt integrimit dhe e meriton.

Shqetësimin e vet kryesor asokohe e paraqiste Turqia, për të cilën thoshte se duhet bllokuar, ndërsa u shfaq pozitiv në raport me hapjen e negociatave për vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se, “kushdo që dëshiron të shmangë konfliktet në Ballkanin Perëndimor dhe të ndihmojë stabilitetin e nevojshëm për vendet në rajon, duhet ofruar një ofertë e besueshme e perspektivës evropiane”. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

Lajme
Kalo në kategori