LAJMI I FUNDIT:

Treni godet një femër në Lutogllavë të Pejës

Treni godet një femër në Lutogllavë të Pejës

Një femër është goditur nga treni në fshatin Lutogllavë, komuna e Pejës. 

Rasti ka ndodhur rreth orës 12:40.


Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Vdes personi i cili u godit nga treni në Lutogllavë të Pejës
Lexo po ashtu Vdes personi i cili u godit nga treni në Lutogllavë të Pejës

Rugova tha se ende nuk dihet për gjendjen e vajzës dhe se detajet tjera rreth rastit do të publikohen më vonë.

Ndërkohë në një njoftim të radhës së Policisë së Kosovës është thënë se aksidenti mes trenit dhe një këmbësorit ka ndodhur rreth orës 12:40, transmeton Telegrafi.

“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, me datë 30.09.2019 rreth orës 12:40, është informuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Lutogllavë-Pejë, në mes të një këmbësori dhe trenit të udhëtareve.

Menjëherë policia ka dalë ne vendngjarje, ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, Z.K. f/k/sh e lindur (1958).

Treni godet një vajzë në Klinë
Lexo po ashtu Treni godet një vajzë në Klinë

Kujtojmë se para disa javësh treni kishte goditur për vdekje një femër në Klinë. /Telegrafi/